Formacionet zyrtare: Danimarka - Tunizia
22/11/2022
Danimarka dhe Tunizia do të nisin rrugëtimin e tyre në Kampionatin Botëror me përballjen që luhet në kuadër të Grupit D.
Ndeshja që fillon në ora 14:00, do të zhvillohet në stadiumin “Education City Stadium”.
Danezët futen në këtë takim si favoritë në letër, por që nuk do ta kenë aspak të lehtë.
Standings provided by Sofascore
Në anën tjetër, Tunizia që cilësohet si autsajdere e grupit, do të synojë të bëjë befasi.
Formacionet zyrtareDanimarka: Schmeichel, Kristensen, Kjaer, Christensen, Maehle, Delaney, Eriksen, Hojbjerg, Damsgaard, Dolberg, Skov.
Tunizia: Ben Said, Drager, Bronn, Talbi, Maaloul, Laidouni, Skhiri, Ben Romdhane, Khazri, Jaziri, Msakni. /Telegrafi/


