Formacionet zyrtare, Arsenal – Brighton: Xhaka startues
05/12/2019
Arsenali do të kërkojë të kthehet te fitorja përballë Brighton, për tu këndellur në Ligën Premier.
Topçinjtë që janë në pozitën e 10-të me 19 pikë, kanë mbetur pas përballë rivalëve të tjerë.
Pas shkarkimit të Unay Emery, trajner është Freddie Ljungberg, i cili e ka kthyer në fushë Granit Xhakën si lojtar të pakontestueshëm.
Pierre Aubamenayg dhe Alexandre Lacazette do të jenë në vijën e parë të sulmit.
Mesut Ozil është në mesfushë.
Në anën tjetër Brighton do të luajë në formacionin 3-4-3, ku në vijën e sulmit do të jetë Neal Maupay.
ARSENAL: Leno; Bellerin, David Luiz, Sokratis, Kolasinac; Torreira, Xhaka, Willock, Özil; Aubameyang, LacazetteBRIGHTON : Ryan; Alzate, Dunk, Webster, Burn; Stephens, Pröpper; Mooy, Gross, Connolly; Maupay


