Formacionet startuese: Roma synon tri pikët ndaj Spalit
16/03/2019
Roma është mysafir i Spalit në Stadio Paolo Mazza, në ndeshjen e javës së 28-të në kampionatin italian.
Trajnerët Leonardo Semplici dhe Claudio Ranieri i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë.
Giallorossët janë në vend të pestë në tabelë, me tri pikë prapa vendit të katërt (që e mbahet nga Interi), të cilin e kanë synim.
Skuadra e Spalit renditet në pozitën e 16-të me dy pikë larg zonës së rrezikut, prandaj do të përpiqet që të qëndrojë sa më larg asaj pjese të tabelës.
Formacioni startues i Spalit: Viviano; Fares, Vicari, Cionek, Bonifazi; Kurtic, Murgia, Misseroli, Lazzari; Petagna, Antenucci.
/Telegrafi/


