Formacionet startuese: Përballje interesante ndërmjet Napolit dhe PSG-së
Napoli dhe Paris Saint Germaini zhvillojnë ndeshjen e katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Takimi i vlefshëm për Grupin C zhvillohet në San Paolo, ndërkohë që sfida e zhvilluar në Parc de Princes u mbyll baras (2-2).
Nga tri xhirot e mëparshme, napolitanët kanë arritur një fitore dhe dy barazime dhe me pesë pikë të arkëtuara mbajnë vendin e dytë në grup.
Nga ana tjetër, parisienët kanë katër pikë nga një fitore, një barazim dhe një humbje, dhe mbajnë vendin e tretë në grup.
Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Thomas Tuchel i kanë përgatitur formacionet e tyre më të mira për këtë përballje.
Formacioni startues i Napolit: Ospina; Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Hamsik, Fabian; Insigne, Mertens.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet Crvena Zvezdas dhe Liverpoolit. /Telegrafi/


