")
Please enter at least 3 characters.

Forca të shtuara të Policisë para objektit të KQZ-së

2021/01/141039938_2177435375720627_6686170682463612715_n.png

Përderisa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar mbledhjen ku po diskutohet për certifikimin e kandidatëve për deputet, që kanë probleme me ligjin, para objektit të KQZ-së janë parë forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Kjo nuk ka ndodhur në mbledhjet e mëhershme, ndërsa nuk dihet nëse këto masa të sigurisë, kanë të bëjnë më deklaratën e fundit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka thënë se po ndjehet e kërcënuar pas deklaratë së anëtarit të LVV-së, Glauk Konjufca, ku ky i fundit ka thënë se Daka po dëshiron “eliminimin politik të Kurtit”, transmeton Telegrafi

Ndërkohë, mbledhja e KQZ-së është duke u shoqëruar me mospajtime të shumta, pasi që zyra për regjistrimin e partive politike, rekomandoi KQZ-së që të certifikojë listën e plotë të kandidatëve për deputetë, të cilët thuhet se disa prej tyre kanë problem me ligjin. /Telegrafi/