Please enter at least 3 characters.

Forbes publikon milionerët e vitit 2020 - Federer i pari, ndiqet nga Ronaldo e Messi

2020/05/28979260-0-image-a-51_1590767452328-e1590782244521.jpg

Roger Federer është sportisti më i paguar në botë për vitin 2020, duke lënë pas Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Forbes ka zbuluar atletët meshkuj me pagë më të lartë në botë për vitin 2020, me superyllin zviceran të tenisit që mban vendin e parë.

Kjo është hera e parë që një tenist zë vendin e parë në ranglistën botërore sa i përket pagës.

Federer tani 38 vjeç, fitoi 106.3 milion dollarë (95.3 milionë euro) në vit, ndërsa Ronaldo dhe Messi fituan 105 milionë dollarë (94.65 milionë euro), respektivisht 104 milion dollarë (93.7 milionë euro).

Neymar, LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant, Tiger Woods , Kirk Cousins dhe Carson Wentz përbëjnë dhjetë të parët në listë.

Tyson Fury, Leëis Hamilton, Conor McGregor dhe Anthony Joshua gjithashtu janë në 20 vendet e para.

Më poshtë janë 20 sportistët kryesorë sa i përket pagës të publikuar nga Forbes

1. Roger Federer (Tenis) - 106.3 milionë dollarë

2. Cristiano Ronaldo (Futboll) - 105 milionë dollarë

3. Lionel Messi (Futboll) - 104 milionë dollarë

4. Neymar (Futboll) - 95,5 milionë dollarë

5. LeBron James (Basketboll) - 88.2 milionë dollarë

6. Stephen Curry (Basketboll) - 74.4 milionë dollarë7. Kevin Durant (Basketboll) - 63.9 milionë dollarë8. Tiger Woods (Golf) - 62.3 milionë dollarë9. Kirk Cousins (Futboll amerikan) - 60,5 milionë dollarë10. Carson Wentz (Futbolli amerikan) - 59.1 milionë dollarë11. Tyson Fury (Boksi) - 57 milionë dollarë

11. Russell Westbrook (Basketboll) - 57 milionë dollarë13. Lewis Hamilton (Formula 1) - 54 milionë dollarë

14. Rory McIlroy (Golf) - 52 milionë dollarë15. Jared Goff (Futboll amerikan) - 49 milionë dollarë16. Conor McGregor (MMA) - 48 milionë dollarë

17. James Harden (Basketboll) - 47.8 milionë dollarë18. Giannis Antetokounmpo (Basketboll) - 47,6 milionë dollarë19. Anthony Joshua (Boks) - 47 milionë dollarë

20. Deontay Wilder (Boks) - 46.5 milionë dollarë

/Telegrafi/