Please enter at least 3 characters.

Fondacioni Golden Eagle e ndihmon spitalin rajonal të Pejës me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19

2020/08/rsz_screenshot_4-1.png

Fondacioni Golden Eagle sot ka dhuruar pajisje mbrojtëse për punëtorët shëndetësor të spitalit rajonal – Pejë.

Përmes këtij donacioni, punëtorëve shëndetësorë të spitalit rajonal të Pejës iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse.

Pakot përmbajnë:

- 700 maska mbrojtëse
- Maska plastike
- Rroba antibakteriale
- Dezinfektues

Vlen të ceket se fondacioni Golden Eagle që nga data 12 gusht ka lansuar kampanjën për t’u dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësorë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Përmes kësaj kampanje, fondacioni i ndan 1 cent për çdo kënaçe Golden Eagle që shitet.