Please enter at least 3 characters.

FMN me paralajmërime: Inflacion deri në 4,5%, deficit buxhetor deri në 4,2% të BPV-së

2020/10/fmn.jpg
FMN-ja paralajmëron për një vit të vështirë për ekonominë botërore
FMN-ja paralajmëron për një vit të vështirë për ekonominë botërore

Pas përfundimit të takimeve të anëtarëve të misionit të FMN-së me bartësit e politikave në Maqedoni, përfundimi është se këtë vit mund të pritet inflacion dukshëm më i lartë se ai i planifikuar deri në tre për qind nga ana e Qeverisë. Ky devijim në projeksione vjen si pasojë e krizës që u krijua pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Goditja e pritshme e çmimeve në energji pritet të ndikojë negativisht në rritjen e ekonomisë dhe përsëri të krijojë presione inflacioniste.

“Rritja reale e BPV-së pritet të ulet në 3,1% në vitin 2026 dhe në afat të mesëm të stabilizohet rreth nivelit potencial prej 3%. Në të njëjtën kohë, çmimet më të larta globale të naftës pritet të rrisin inflacionin në rreth 4,5% në vitin 2026, gjë që hap çështje për përballueshmërinë e energjisë", thonë nga FMN.

FMN vlerëson se rreziqet për perspektivat ekonomike janë kryesisht negative. Stabiliteti fiskal dhe besimi i tregjeve mund të cenohen për shkak të devijimeve nga disiplina fiskale, veçanërisht për shkak të rritjeve ad-hoc të pagave dhe pensioneve, si dhe tejkalimit të shpenzimeve në projektet e mëdha infrastrukturore.

“Misioni e përshëndet përkushtimin e autoriteteve për të ulur deficitin buxhetor në 3,5% të BPV-së në vitin 2026. Kjo do të ndihmojë në krijimin e rezervave fiskale për përballimin e goditjeve dhe do të mbështesë dezinflacionin në kushte të kursit fiks të këmbimit. Megjithatë, pa masa konkrete në politikën dhe administrimin tatimor, rritjet e planifikuara të të ardhurave mund të mos realizohen, gjë që mund të çojë në një deficit prej 4,2% të BPV-së", thonë nga FMN.

Kjo shtesë prej 0,7 pikë përqindjeje të deficitit buxhetor nënkuptojnë borxh publik shtesë prej rreth 128 milionë euro, ose në vend të 638 milionë, 766 milionë euro për vitin 2026.

Për të mos ardhur deri te kjo, do të duhet kontroll më i rreptë i shpenzimeve rrjedhëse, veçanërisht për pensionet, pagat dhe mallrat e shërbimet, si dhe ulje e përjashtimeve tatimore nga TVSH-ja. Rekomandohet që mbështetja për amvisëritë për shkak të goditjes energjetike të jetë e targetuar, pasi subvencionet e përgjithshme, përfshirë edhe uljet e përgjithshme tatimore, janë joefikase dhe regresive. Ulja e përkohshme e TVSH-së duhet gradualisht të hiqet.

Kategoritë e cenueshme duhet të mbështeten përmes programeve ekzistuese sociale, të cilat janë relativisht mirë të orientuara në Maqedoni, por përfshirja dhe adekuatësia e tyre mund të kenë nevojë të përmirësohen. Të ardhuratshtesë nga TVSH-ja për shkak të çmimeve më të larta të karburanteve mund të mbulojnë pjesërisht shpenzimet.