Florent Hadergjonaj së bashku me yje tjerë pjesë e formacionit të javës në Superligën e Turqisë
Formacioni i javës në Superligën e Turqisë për xhiron e 18-të nga Sofascore sjell paraqitje mbresëlënëse nga disa emra të mëdhenj, por vëmendje të veçantë ka marrë edhe mbrojtësi shqiptar, Florent Hadergjonaj.
Futbollisti kosovar i Alanyaspor u përzgjodh në 11-shen më të mirë pas një performance shumë solide, duke u vlerësuar me notën 8.5, një nga më të lartat në repartin e tij.
Hadergjonaj u dallua jo vetëm për sigurinë në mbrojtje, por edhe për kontributin e tij, duke qenë aktiv në krahun e djathtë gjatë gjithë ndeshjes me një gol dhe një asistim.
Në të njëjtin formacion bëjnë pjesë edhe yje si Anderson Talisca, i cili spikat me notën më të lartë, ndërsa në sulm u dallua edhe Bruno Petkovic.
Mesfusha përbëhet nga emra si Orkun Kokçu, Jackson Muleka dhe Eldor Shomurodov, të cilët dhanë ekuilibër dhe kreativitet.
Ndërsa Omer Ali Sahiner kompletoi një paraqitje shumë pozitive në krah së bashku me Ridvan Yilmaz, Emre Topçu dhe Yassine Bounasser që kompletuan mbrojtjen.
Në portë, Johan Cuesta kompletoi formacionin e javës me ndërhyrje vendimtare që ndihmuan skuadrën e tij të ruajë rezultatin. /Telegrafi/


