Please enter at least 3 characters.

Flokët e kuqe, ngjyra më e guximshme e momentit

2016/01/flok-euml-t-e-kuqe-ngjyra-m-euml-e-guximshme-e-momentit_2_hd.jpg

Shiko disa nga nuancat e së kuqes në flokët e të famshmeve dhe më tej mendohu pak! A nuk duken mahnitëse? Kombinimi me ngjyrat e errëta apo deri edhe në të kuqen e rubinit i sjell ato më të zjarrta. Në të gjitha tonalitetet e saj, e kuqja në flokë kërkon edhe shumë kujdes për të qenë e shkëlqyer, megjithatë është ngjyra që bën çdo mashkull ta kthejë kokën pas.

Jo më kot të famshmet e kanë zgjedhur tashmë: e kuqja e zjarrtë është e kuqja e parezistueshme, shkruan revistaclass.

Amy Adams

Është heroina e re me flokë të kuqe, pasi i ka bërë flokët e saj të butë me ngjyrën e ndritshme të bakrit. Kjo duket si ngjyra që i bën flokët t’i duken më të bukur në ҫdo rast.

Jessica Chastain

Jessica Chastain është në krye të listës kur është fjala për të kuqe natyrale. Shumë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme duken flokët e saj brenda këtyre tonaliteteve.

Emma Stone

Si të mos e dashurosh këtë vështrim nga aktorja Emma Stone, me flokë kaq të shëndetshëm në një ngjyrë të kuqërremtë e me shkëlqim.

Christina Hendricks

Aktoret Julianne Moore, Christina Hendricks dhe Isla Fisher, si dhe modelja Lily Cole, duken aq sportive brenda ngjyrës së kuqe natyrale deri në të purpurt.

Nicole Kidman

Joséphine de La Baume dhe fituesja e ҫmimit Oscar, Nicole Kidman, kanë një tonalitet më të butë, me hije kanelle. Një ngjyrë që i mban flokët të shndritshëm dhe gjithmonë të hijshëm. /Telegrafi/