")
Please enter at least 3 characters.

Flisnin me zë të lartë derisa transmetohej filmi në kinema dhe pengonin tjerët, të rinjtë qërojnë hesapet me grushta e shkelma (Video, +18)

2017/09/1-334.jpg

Ky është momenti shokues kur një rrahje masive ndodh brenda një kinemaje, ku për shkak se disa persona kishin biseduar me zë të lartë derisa po transmetohej në ekranin gjigant filmi i zhanrit horror “It”.

Rrahja masive është filmuar me telefon mobil brenda një kinemaje në Vyborg në Shën Petersburg të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, një i ri ngritët në këmbë dhe i sfidon disa djem që ishin para tij dhe që nuk e linin të qetë ta shikoj filmin, pasi flinin me zë të lartë.

Derisa ata fillojnë të shkëmbejnë grushta e shkelma, qindra tjerë po shikonin ngjarjen e tmerrshme dhe nuk ndërhynin për asnjë moment.

Dhe në një moment intervenojnë pjesëtarët e sigurimit të kinemasë, të cilët i “neutralizojnë” problematikët e përfshirë në rrahjen masive. /Telegrafi/