Please enter at least 3 characters.

Flamujt e Ukrainës valojnë në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

2022/08/300498366_598832781962040_135491969785004445_n.jpg

Ukraina shënon sot 31-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Autoritetet në Kosovë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kanë shpalosur flamuj të këtij shteti krahas atij të Kosovës në objektin e Qeverisë.

Po këtë ditë bëhen gjashtë muaj prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se shteti i tij do t'i luftojë trupat ushtarake ruse “deri në fund”. /kp/