Please enter at least 3 characters.

Fjolla Morina vjen mjaft atraktive në promovimin e veshjeve të reja nga Mr.Rex (Video)

2017/09/15-18.jpg

Këngëtarja Fjolla Morina së shpejti pritet të sjellë në treg projektin e saj më të ri muzikor.

Përveç muzikës, ajo po merret edh me angazhime të tjera.

Së fundmi, ajo është bërë bashkë me stilistin e njohur Mr.Rex, për të promovuar linjën e tij më të re të veshjeve për femra.

Në një video të publikuar në YouTube, dyshja kanë shfaqur disa nga prapaskenat e realizimit të fotosesionit të ri të këngëtares, në të cilin ajo do të shfaqet mjaft seksi, teksa promovon veshjet e reja.

Të gjitha veshjet janë stiluar enkas dhe me kujdes nga Mr.Rex për sezonën vjeshtë/dimër 2017-2018. /Telegrafi/