Please enter at least 3 characters.

Fjolla Morina: Ka gra që përballojnë çdo gjë për hir të familjes

Fjolla Morina

Fjolla Morina ka ngjallur diskutime të shumta me deklaratat e saj të drejtpërdrejta në Big Brother VIP Kosova 4, ku foli për rritjen e fëmijëve, rolin e gruas dhe zgjedhjet personale në jetë.

Ajo u shpreh se fëmijët që rriten vetëm jo domosdoshmërisht janë të dëmtuar emocionalisht, përkundrazi, sipas saj ka parë raste kur ata janë rritur të suksesshëm.

Morina theksoi se thelbësore është dashuria shpirtërore dhe njohja e vetes.

Foto: YouTube

“Duhet së pari vetja e tani të tjerat”, tha ajo.Këngëtarja preku edhe temën e ndjeshme të marrëdhënieve familjare, duke thënë se ka gra që kanë pranuar edhe një grua të dytë në jetën e burrit të tyre, vetëm për të mos e prishur familjen.

Sipas saj, këto gra shpesh sakrifikojnë për fëmijët dhe për stabilitetin familjar.

“Ka përbi gjithçka”, u shpreh tutje.

Morina shtoi se çdo familje dhe çdo grua përballet me probleme, por rëndësi ka të dish çfarë dëshiron nga jeta.

- YouTubewww.youtube.com

Ajo theksoi se sot shoqëria ka ndryshuar dhe njerëzit po i japin më shumë rëndësi gjendjes shpirtërore.

“Ka ardhur koha me jetu edhe vet”, deklaroi ajo.

Në fund, Fjolla theksoi se shumë gra vazhdojnë të durojnë dhe të sakrifikojnë për të ruajtur familjen dhe traditën, pavarësisht vështirësive, duke e cilësuar këtë si një realitet të shoqërisë sonë. /Telegrafi/