Fjalimi i Ramës në OKB për Kosovën - Çitaku kritika ndaj Osmanit, Kurtit dhe Gërvalles
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla për siç shprehet Çitaku heshtjen e tyre karshi fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në OKB.
Çitaku përmes një postimi ka shkruar se urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën.
“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”,ka shkruar Çitaku.
Rama gjithashtu foli edhe për raportin e Dick Marty-t dhe Gjykatën Speciale. Kreu i qeverisë shqiptare e ka konsideruar dështim këtë raport, pasi sipas tij nuk jepej asnjë provë për spastrim etnik në Kosovë, ndërsa shtoi se ky raport njollos një vend.
Rama i ka kërkuar Asamblesë që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport të ri. /Telegrafi/


