Fjalët e para të Vedat Muriqit pasi u zyrtarizua si lojtar i ri i Fenerbahces
Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Vedat Muriqit. Ylli kosovar ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me gjigantin turk.
“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi dhe klubin e tij, Mallorca, në lidhje me transferimin e tij”.
“Vedat Muriqi, një sulmues i lindur në vitin 1994, nënshkroi një kontratë trevjeçare me Fenerbahcen”.
"Presidenti ynë Aziz Yildirim , anëtarët e bordit tonë së bashku me drejtorin tonë të futbollit Oguz Çetin, ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit për stadiumin Chobani në Kompleksin Sportiv Fenerbahce Sukru Saracoglu”, thuhej në njoftimin e Fenerbahces.
Pasi u zyrtarizua si lojtar i Fenerbahces, Muriqi falenderoi presidentin e klubit për besimin e dhënë, ndërsa tifozëve iu premtoi angazhim maksimal.
"Falënderoj sinqerisht presidentin tonë, z. Oguz, trajnerin tonë të dashur Ismail Kartal dhe të gjithë tifozët e vyer të Fenerbahces që më konsideruan të denjë për këtë fanellë përsëri”.
“Mund të jeni të sigurt se nuk do të hezitoj kurrë të luftoj për këtë emblemë. Mund të them që tani e tutje se do të jem i denjë për këtë fanellë përsëri, si gjithmonë”.
“Shpresojmë që fundi i rrugës të jetë një kampionat”, ka thënë Muriqi pas zyrtarizimit./Telegrafi/


