Fjalët e para të Carlo Ancelottit pas zyrtarizimit si trajner i Evertonit
21/12/2019
Carlo Ancelotti tashmë edhe zyrtarisht është bërë trajner i Evertonit.
Trajneri italian që pak ditë më parë u largua nga Napoli, ka marrë drejtimin e skuadrës nga Liga Premier.
Ancelotti ka thënë se është shumë i lumtur që ka marrë drejtimin e Evrtonit, duke falënderuar bordin e klubit.
“I emocionuar të ndaj lajmin se jam duke iu bashkuar Evertonit. Unë jam i kënaqur që kthehem në Ligën Premier dhe të jem pjesë e këtij klubi historik. Faleminderit për besimin në mua”, ka shkruar ai.
Italiani e ka zëvendësuar Marco Silvan që u shkarkuar para disa javës shkaku i rezultateve të dobëta.
Ancelotti në të kaluarën kishte drejtuar Chelsean, me të cilën kishte arritur ta fitonte Ligën Premier. /Telegrafi/


