Please enter at least 3 characters.

Fjalët e djaloshit dhe babait të tij pas takimit emocional me Ronaldon para ndeshjes me Ajaxin

2019/04/Cristiano-Roanldo-ajax-e1555186030265.jpg
298:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - APRIL 10: Cristiano Ronaldo of Juventus alongside Leonardo Bonucci and mascots during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Ajax and Juventus at Johan Cruyff Arena on April 10, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Për shumë ne ndeshja mes Ajaxit dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve ishte thjesht një ndeshje, por për djaloshin Tyago Starren ishte diçka speciale.

Ai ishte shoqëruesi i Leonardo Bonuccit, por për fatin e tij të mirë gjatë intonimit të himnit të LK-së kishte fatin të qëndronte afër Cristiano Ronaldos.

CR7 ia dha djaloshit një përshëndetje dhe e gjitha kjo u bë hit në internet dhe media, tani rreth kësaj ndodhie të bukur ka folur djaloshi dhe babai i tij, duke treguar historinë e tyre.

"E shikova Ronaldon, ai po rrinte dhe më preku prapa veshit. Mendova se ishte normale, por sot kur e mendoj them "çfarë?".

"Mendova që po ëndërroj. Ua tregova videon të gjithëve në shkollë", ka thënë Tyago.

E gjitha kjo është emocionuese dhe speciale edhe për atin e djaloshit, i cili tha: "Sigurisht që jam shumë krenar. Ishte një moment rrëqethës . Tani telefoni im pothuajse ka shpërthyer nga mesazhet", ka thënë  François për RTL Nieuws. /Telegrafi/