Please enter at least 3 characters.

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator

WINFEST 2026 në Emona Center ka sjellë edhe fituesit e javës së katërt, duke e çuar në një tjetër nivel kampanjën e madhe shpërblyese. Në këtë javë janë shpallur 8 fitues, ndërsa deri tani janë shpërndarë dhjetëra shpërblime në qytete të ndryshme të Kosovës.

Në javën e katërt janë shpallur fitues të 4 shpërblimeve cash nga 500 euro, 2 MacBook, 1 Dyson Multi Styler dhe 1 iPhone 17 Pro.

Fituesit janë përzgjedhur nga pika të ndryshme të Emona Center në Vushtrri, Mitrovicë, Mitrovicë Veri, Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Prishtinë.

Këta janë fituesit e shpërblimeve kryesore të javës së katërt:

Eleheme Hamza – nga Vushtrria – 500€ cash
Selvete Hajdari – nga Mitrovica – 500€ cash
Lulzim Rakateli – nga Mitrovicë Veri – 500€ cash
Sumeja Sunguri – nga Vushtrria – 500€ cash
Aferdita Pantina – nga Vushtrria – Dyson Multi Styler
Bleona Leci – nga Fushë Kosova – MacBook
Rrahim Bislimi – nga Ferizaji – MacBook
Bunjamin Avdija – nga Prishtina – iPhone 17 Pro


Me shpërblimet e kësaj jave, WINFEST 2026 deri tani ka shpërndarë plot 7 iPhone 17 Pro, 7 Dyson Multi Styler, 7 MacBook dhe 17 shpërblime cash nga 500 euro, ndërsa janë shpërndarë edhe 500 voucherë nga 50 euro.

Por aventura e WINFEST 2026 ende nuk ka përfunduar.

Më 18 shtator zhvillohet finalja e madhe e WINFEST

Të gjitha rrugët tash çojnë drejt 18 shtatorit, kur do të bëhet ndarja e shpërblimeve të mbetura të kampanjës.

Në finalen e madhe do të ndahen edhe nga 3 shpërblime të mbetura për secilën nga kategoritë kryesore – 3 iPhone 17 Pro, 3 Dyson Multi Styler, 3 MacBook dhe 3 shpërblime cash nga 500 euro.

Por mbi të gjitha, finalja do të sjellë edhe shpërblimin kryesor të WINFEST 2026: Renault Captur.

Për ta bërë procesin sa më transparent dhe profesional, shorti dhe ndarja e shpërblimeve më 18 shtator do të transmetohen LIVE, drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Emona Center në Facebook.

Kështu, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër procesin e përzgjedhjes së fituesve dhe finalen e madhe të WINFEST 2026.

Por ende keni kohë për të luajtur! Deri më 15 shtator 2026, vazhdoni të bëni blerjet tuaja në Emona Center, të plotësoni kuponët e pjesëmarrjes dhe të krijoni mundësinë tuaj për të qenë ndër fituesit e shpërblimeve të mbetura.

WINFEST 2026 – edhe pak dhe zbulohet fituesi i Renault Captur!

Emona Center falënderon të gjithë klientët që u bënë pjesë e kampanjës dhe që e kthyen WINFEST 2026 në një festë të madhe shpërblyese në të gjithë Kosovën.

WINFEST 2026 – Blej në Emona Center dhe fito!