Fituesi i Kupës së Botës, Denilson i "shpreh" dashurinë gjyqtares në një ndeshje futbolli (Video)
27/12/2017
Një herë fituesi i Kupës së Botës, Denilson është bërë hit në rrjetet sociale pasi bëri një sjellje josportive në fushë.
Në fakt, futbollisti 40-vjeçar mori një qortim prej gjyqtares kryesore pasi që ky i "shprehu" dashurinë përmes gjesteve gjyqtares anësore, Ericles Artuzi.
Incidenti ndodhi në takimin miqësor midis miqve të Tites dhe Carilles.
Theksojmë se braziliani ishte dikur lojtari më i shtrenjtë në botë. Ai u ble nga skuadra e Real Betisit për 23.5 milionë euro.
Ai ka fituar Kupën e Botës në vitin 2002 me kombëtaren e Brazilit ndërsa përfundoi karrierën në klubin e ligës së tretë të Greqisë, FC Nea Kavalas.
Ndryshe, ai gjatë karrierës së vetë ka luajtur 332 ndeshje në kampionate të ndryshme dhe ka shënuar 31 gola. /Telegrafi/


