Please enter at least 3 characters.

Fitorja ndaj Beneventos e pozicionon Romën në vendin e katër, mbi Lazion

2018/02/Cengiz-Under.jpg
253:"ROME, ITALY - FEBRUARY 11: Cengiz Under of AS Roma celebrates after scoring the team's third goal during the serie A match between AS Roma and Benevento Calcio at Stadio Olimpico on February 11, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka fituar ndaj Beneventos me rezultat 5-2 në Serie A.

Ishte një fitore e merituar për vendasit, të cilët më në fund duket se kanë rigjetur formën e tyre të mirë.

Goli i parë në takim u shënua nga mysafirët të cilët shënuan me anë të Guilhermes (7'), ndërsa rezultati u barazua nga Federico Fazio në minutën e 26-të.

(Getty Images)

Ishte Edin Dzeko që i dha epërsinë Romës për herë të parë në takim në minutën e 59-të, ndërsa ishte Cengiz Under me dy golësh (62', 75') që i dha qetësi vendasve.

Në minutën e 76-të për rezultatin 4-2 shënoi Enrico Brignola, kurse Gregoire Defrel në minutat shtesë të takimit shënoi nga pika e bardhë.

(Getty Images)

Pas kësaj fitore Roma ngjitet në pozitën e katër me 47-të, një më shumë se Lazio në vendin e pestë. Benevento vazhdon e fundit me shtatë pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga kryeqyteti italian është ndaj Udineses, kurse Benevento pret Crotonen. /Telegrafi/