Please enter at least 3 characters.

Fitorja e vështirë e 'Dardanëve': Kosovë 1-0 Lituani, gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

2024/11/KOS-LIT.jpg

Sot (e hënë) Kosova do të luajë ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve, ku për kundërshtar do ta ketë Lituaninë.

Ndeshja është paraparë të nis me fillim nga ora 20:45 në stadiumin 'Fadil Vokrri', ndërsa ky do të jetë takimi i tretë mes këtyre dy kombëtareve.

Në sfidën e fundit që ishte zhvilluar mes tyre në Kauans kishte triumfuar Kosova me rezultat minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Edon Zhegrova.

19/11/2024 01:06-Kaq nga NE për sonte - shihemi në fitoret e radhës së Kosovës

19/11/2024 01:05-“Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit” – Muriqi flet pas fitores

Kapiteni i ndeshjes së sotme të Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se tani janë në pritje të kundërshtarit të play-offit.

Kosova fitoi me rezultat 1-0 ndaj Lituanisë, duke e mbyllur fazën e grupeve me 12 pikë, ndërsa ndeshja me Rumaninë pret të marr verdikt në komisionet e UEFA-s.

“E nisëm lojën shumë mirë. E shënuam një gol në minutën e pestë dhe mendova që do të dominojmë plotësisht. Por kartoni i kuq bëri që të detyrohemi të mbrohemi”.

Lexo lajmin e plotë...

19/11/2024 01:04-“Kemi luftuar së bashku, fitore e merituar” – flet më i miri i Kosovës në fitoren ndaj Lituanisë

Arijanet Muric ishte më i miri i ndeshjes në fitoren ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, duke bëri disa pritje të mëdha.

Ai ka folur pas kësaj fitoreje, duke i dhënë merita të mëdha bashkëlojtarëve.

“Ishte lojë e mirë. Kemi luftuar së bashku. Kemi fituar duelet dhe kemi luajtur mirë. Ishte vështirë, por ishte fitore e merituar”.

Lexo lajmin e plotë...

19/11/2024 01:02-Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në “Fadil Vokrri”

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur pas fitores ndaj Lituanisë me rezultat 1-0.

Foda ka thënë se është i lumtur me rezultatin dhe i kënaqur me lojtarët, ndërsa falënderoi edhe tifozët për përkrahjen e madhe.

“Në pjesën e parë ishim më konstant, luajtëm më mirë dhe shënuam golin herët. Pas kartonit të kuq ishim të detyruar të vrapojmë më shumë dhe në lojën pa top. Ishim të orientuar më shumë në defanzivë”.

Lexo lajmin e plotë...

19/11/2024 01:01-“Emocion shumë i veçantë, i papërshkrueshëm – falënderoj bashkëlojtarët dhe trajneri” – Jashari flet pas fitores

Golashënuesi i vetëm i Kosovës në fitoren ndaj Lituanisë, Muharrem Jashari, ka deklaruar se është shumë i lumtur që u arritën tri pikë.

Jashari u përjashtua nga loja me karton të kuq pak para mbylljes së pjesës së parë.

Ai foli për emocionet, ndërsa ka falënderuar bashkëlojtarët për fitoren dhe trajnerin për besimin.

Lexo lajmin e plotë...

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

19/11/2024 00:59-Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Golin e vetëm e shënoi Muharrem Jashari që në fillimin e ndeshjes, ndërsa i njëjti doli me karton të kuq në minutën e 45-të.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishe Aro Muric i cili u vlerësua me notën 8.1 nga SofaScore.

18/11/2024 22:37-Mbyllet ndeshja

Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

18/11/2024 22:37

90' Gjyqtari jep te minuta lojë shtesë.

18/11/2024 22:24

80' Edon  Zhegrova dhe Vedat Muriqi largohen, Fisnik Asllani dhe Andi Hoti në lojë.

18/11/2024 22:17

72' Gvidas Gineitis godet dy herë shtyllën brenda pak sekondash. Ishim me fat.

18/11/2024 22:13

68' Vykintas Slivka me rastin më të mirë në ndeshje, gjuan bukur me kthim, por Arijanet Muric bën pritje të madhe.

18/11/2024 22:12

68' Zhegrova tenton nga 30 metra, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri.

18/11/2024 22:09

65' Iniciativë e Lituanisë. Paulius Golubickas dhe Vykintas Slivka, rrezikojnë, por Aro Muric në vend.  

18/11/2024 22:02

57' Lituania rrezikon me GytisPaulauskas, por sulmuesi gjuan jashtë. 

18/11/2024 21:57

53' I afrohemi golit, Vedat Muriqi gjuan me kokë, mbron me mund portieri Edvinas Gertmonas.

18/11/2024 21:54

46' Dalin nga loja Valon Berisha dhe Albion Rrahmani, futen Zymer Bytyqi dhe Lindon Emërllahu.

18/11/2024 21:51-Nis pjesa e dytë

18/11/2024 21:34-Mbyllet pjesa e parë

18/11/2024 21:31

45' Muharrem Jashari përjashtohet nga loja, pasi një ndërhyrje e tij u shikua në VAR.

18/11/2024 20:52-GOOOOOOL

5' Muharrem Jashari arrin të shënojë pas asistimit të Vedat Muriqit. Jemi në epërsi prej 1-0.

18/11/2024 20:47

2' Edon Zhegrova gjuan bukur nga distanca, por topi shkon mbi portë.

18/11/2024 20:45-Nis ndeshja`

1' Lituania luan me topin e parë.

18/11/2024 20:40-Koreografia e Dardanëve

Dardanët vijnë me një koreografi fantastike: "Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime".

18/11/2024 18:44-Gjyqtarë norvegjezë për ndeshjen Kosovës – Lituani

Për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, mes Kosovës dhe Lituanisë, UEFA ka deleguar gjyqtarë norvegjezë.

Si kryesor do të jetë Kristoffer Hagenes, ndërsa ndihmësit e tij janë Oystein Ytterland dhe Tom Harald Gronevik.

Gjyqtar i katërt është Daniel Higraff, ndërsa Tom Harald Hagen është në VAR e Monica Lokkeberg në AVAR.

18/11/2024 17:50-Dardanët gati për ndeshjen me Lituaninë

Udhëheqësi i Dardanëve, Lulzim Berisha, ka njoftuar se sot do këtë kujtojnë luftëtarin e lirisë, Liman Muslium ndërsa do të japin përkrahje edhe për futbollistin Erjon Morina.

"Sonte, Dardanët kujtojnë dhe nderojnë kontributin e luftëtarit të lirisë, Liman Musliu. Gjithashtu përkrahje të sinqertë dhe motivuese japim për futbollistin dhe djaloshin engjëllor të sportit tonë, Erjon Morina. Gjithë Dardanët dhe Kosova janë me ty, Erjon.
Të tjerat gjëra i shihni më vonë gjatë ndeshjes, sepse kemi edhe shumëçka tjetër dhe nuk qëndrojmë të heshtur pas ndodhive të fundit. Jemi Dardanët! Jemi zëri dhe ata që mbrojnë vlerat e shenjta të Kosovës! Sot dhe përherë kështu!", ka shkruar udhëheqësi i Dardanëve, Lulzim Berisha.

18/11/2024 13:36-Foda vjen me dy ndryshime të detyrueshme, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Lituanisë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Lituaninë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Dardanët do të luajnë këtë sfidë me fillim nga ora 20:45 në një ambient të ngrohtë pasi pritet të ketë shikues jashtëzakonisht shumë.

Pas asaj që ndodhi në Rumani, futbollistët e Kombëtares së Kosovës kërkojnë fitoren pasi duan ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampanjë kualifikuese.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2024 13:35-Dita e ndeshjes: Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë

Kombëtarja e Kosovës do të takohet sot (e hënë) me atë të Lituanisë në kuadër të ndeshjes së fundit në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të jenë nikoqir të Lituanisë në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ky takim është paraparë të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2024 13:31-Portieri Amir Saipi lirohet nga grumbullimi me Kosovën, ftohet Ilir Avdyli në vend të tij

Portieri Amir Saipi është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës për shkak të gjendjen shëndetësore.

Zyra për media e FFK-së, ka njoftuar se portieri nuk ka qenë në gjendje të stërvitë sot me ekipin, ndërsa në vend të tij është ftuar Ilir Avdyli.

“Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, është liruar nga grumbullimi për shkak të gjendjes shëndetësore dhe duke mos qenë në gjendje të vazhdojë përgatitjet me ekipin”.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2024 13:29-Kosova mbyll stërvitjen e fundit, me dy mungesa të mëdha ndaj Lituanisë

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e saj zyrtare në prag të ndeshjes së fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve ndaj Lituanisë, që do të zhvillohet nesër (18 nëntor 2024), në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Atmosfera mes lojtarëve është tejet pozitive dhe motivimi për ta mbyllur këtë vit me një fitore përpara tifozëve dardanë është maksimal, shkruan FFK.

Në këtë sfidë, përzgjedhësi Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm të repartit të mbrojtjes, kapitenin Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellovën, të cilët janë të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2024 13:28-“Jemi krenar, kemi marrë vendimin e duhur”, Muriqi flet për incidentet që ndodhën ndaj Rumanisë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë i pranishëm së bashku me Franco Fodën në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lituaninë.

Kosova nesër (e hënë) do të jetë nikoqire e Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ që do të jetë ndeshja e fundit e këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Muriqi tha se ndihet krenar për vendimin që morën si ekip për të dalë nga fusha në ndeshjen ndaj Rumanisë, pasi sipas të tij të gjithë u prekën emocionalisht dhe moralisht.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2024 13:27-Foda konfirmon dy mungesa për ndeshjen ndaj Lituanisë – kërkon nga ekipi përkushtim maksimal

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur sot (e diel) një konferencë për shtyp para ndeshjes me Lituaninë.

‘Dardanët’ do të luajnë nesër (e hënë) ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku do të jenë nikoqir të Lituanisë në ‘Fadil Vokrri’.

Para fillimit të këtij takimi tashmë ka folur edhe tekniku gjerman, i cili u shpreh i kënaqur me paraqitjen ndaj Rumanisë dhe tha se fokusi tashmë është vetëm tek kundërshtari i nesërm.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2024 13:26-Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, Kosova është Kosovë

Trajneri i Kombëtares, Franco Foda, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Qeverisë dhe vuri në pah rëndësinë e solidaritetit në momente të tillë.

Përzgjedhësi gjerman i Dardanëve ka thënë se racizmi nuk ka vend në futboll, derisa tha se nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, por vendimi i tyre.

“Për neve është e rëndësishme që e kemi mbështetjen nga ju. Unë besoj se ka qenë vendimi i drejtë në atë moment. Për neve nuk është e rëndësishme vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë”.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2024 13:25-Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht

Në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë te Kombëtarja e Kosovës, duke dhënë mbështetjen e tij për futbollistët, stafin dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kjo vizitë e kreut të Qeverisë, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitija, vjen si një gjest solidariteti dhe mirënjohjeje për qëndrimin parimor të Kombëtares në ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht kundër Rumanisë, ku futbollistët dhe Federata refuzuan të vazhdojnë lojën pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e tij, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes institucionale për Kombëtaren e Kosovës.

Lexo lajmin e plotë...