Please enter at least 3 characters.

Fitorja e Florian Markut ndaj Broadbent bëhet virale në rrjet, kundërshtari i tij tallej në ring derisa u nokautua nga boksieri shqiptar

2019/07/Florian-Marku-1.png

Florian Marku ka fituar bindshëm ndaj Tommy Broadbent, pasi e ka nokautuar në raundin e katërt në meçin që u zhvillua në Londër.

Boksieri shqiptar ka shënuar edhe fitoren e katërt nga po aq ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani.

Fitorja e tij e fundit ishte të shtunën mbrëma, ku mposhtir në raundin e katërt boksierin Broadbent.

Megjithatë, fitorja e Florian Markut ka filluar të bëhet virale në rrjet, pasi po meçi mes tyre po shpërndahet shumë.

Në një video të postuar nga faqja e njohur BT Sport kundërshtari i Markut, Broadbent shihet teksa tallet në ring me shqiptarin.

Por, talljet e tij nuk zgjaten shumë pasi me disa goditja radhazi nga boksieri shqiptar nuk arriti të qëndroj në këmbë dhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen. /Telegrafi/