Please enter at least 3 characters.

Fitore rutinore e Sigal Prishtinës

2016/01/fitore-rutinore-e-sigal-prishtin-euml-s_hd.jpg

Në palestrën 1 Tetori në Prishtinë nuk pati shumë të pranishëm, përveç Plisave nën moshën 13-vjeçare të cilët tashmë nuk mungojnë asnjëherë për t'i dhënë skuadrës përkrahje.

Bardhekaltërit e dominuan ndeshjen që nga fillimi dhe asnjëherë nuk u gjendën në disavantazh. Më i dalluari te vendasit ishte Grant Maxey, i cili i hapi probleme Sigal Prishtinës duke i shënuar 34 pikë e 13 kërcime. Ndërsa, për Sigal Prishtinën edhe kësaj radhe më i miri ishte Dardan Berisha me 30 pikë.

Me këtë fitore Sigal Prishtina mban kreun e tabelës me 41 pikë, tri më shumë se Peja që ka një ndeshje me pak. /Telegrafi/