Fitore jobindëse e Bayernit (Video)
17/08/2013
Pas një aksioni të bukur, Lahm pasoi te Mueller, i cili dërgoi një krosim të mirë drejt Mario Mandzukicit që me vole e dërgoi topin në rrjet (13’).
Në fund të pjesës së parë, vendasve iu anulua një gol, megjithatë vendimi i gjyqtarit la vend për t’u diskutuar.
Bavarezët patën raste për të shënuar edhe në fraksionin e dytë, por edhe vendasit i patën shanset e tyre për ta barazuar rezultatin.
Xherdan Shaqiri u angazhua nga minuta e parë në pozitën e Arjen Robben, ndërsa Thiago Alcantara nuk ishte në formacionin bazë. Ai u inkuadrua pikërisht në vend të mesfushorit shqiptar në minutën e 65-të.
Fitoret e dyta pas xhiros së dytë i kanë shënuar edhe Bayer Leverkusen, Mainz e Werder Bremen. /Telegrafi/


