Please enter at least 3 characters.

Fisnik Asllani i pandalshëm në Bundesliga, realizon golin e radhës - këtë herë ndaj Freiburgut

Ylli kosovar Fisnik Asllani e ka shënuar edhe golin e radhës në Bundesliga, këtë herë ndaj Freiburgut.

Qendërsulmuesi e gjeti rrugën drejtë rrjetës për ta barazuar rezultatin pas 14 minutave lojë.

Hoffenheim zhvilloi një aksion fantastik, ku Asllani përfitoi nga asistimi i saktë i Coufal për të realizuar nga afërsia.



Përndryshe, ky është goli i katërt për Asllanin në Bundesliga./Telegrafi/