Finalja e Euro 2024, Spanjë 2️⃣-1️⃣ Angli: Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes
Spanja ka bërë histori me triumfin në Euro 2024, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1, për t’u bërë kombëtarja e vetme që ka katër trofe evropian.
15/07/2024 00:28-Kaq nga ne për sonte - Natën e mirë!
Kaq nga ndeshja e sotme finale e EURO 2024, ku Spanja e fitoi trofeun e më të mirit.
FALEMINDERIT ju lexuesve të TELEGRAFIT që këtë muaj e kthyet në një përvojë kaq të jashtëzakonshme.
Për të lexuar lajmet e tjera nga EURO 2024 klikoni këtu...
15/07/2024 00:26-Williams ‘harron’ menjëherë triumfin në Euro 2024, tregon qëllimin e Spanjës
Nico Williams shënoi në finalen e madhe të Euro 2024, ndërsa u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, pas fitores kundër Anglisë me rezultat 2-1.
15/07/2024 00:21-Anglia vendosi një rekord të padëshiruar në histori të Euro 2024 me humbjen nga Spanja
Anglia ka vendosur një rekord të padëshiruar në Kampionatin Evropian kundër Spanjës.
15/07/2024 00:15-Harry Kane flet për zhgënjimin pas humbjes në finale
Spanja fitoi titullin e kampionit të Evropës për herë të katërt në histori, duke mundur Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e zhvilluar në stadiumin olimpik të Berlinit.
15/07/2024 00:15-Tifozët e Anglisë bëjnë ankesë pas humbjes në finalen e Euro 2024 nga Spanja
Tifozët e Anglisë në mediat sociale bënë të gjithë të njëjtën ankesë pas humbjes në finalen e Euro 2024 nga Spanja.
14/07/2024 23:56-Spanja fitoi një shumë të madhe duke fituar titullin, kjo është shuma që shkon për lojtarët dhe stafin
Spanja me plot meritë u bë kampione e re e Evropës në futboll pasi arriti të gjitha fitoret në turne dhe përveç suksesit të trofeut do të marrë edhe një fitim të madh financiar në shumën prej 28.25 milionë euro.
14/07/2024 23:54-Gareth Southgate tregon se cila ishte pika e dobët në finale e Anglisë
Gareth Southgate ka thënë se ndihet i shkatërruar pas humbjes së finales nga Spanja, ndërsa tregoi edhe pikë e dobët të tyre në finale të Euro 204.
14/07/2024 23:38-Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja
Tifozët e Anglisë nuk janë të kënaqur me paraqitjen e një prej lojtarëve të tyre pasi humbën finalen e Euro 2024.
Pavarësisht se gjeti golin e barazimit në fund të lojës me Cole Palmer, Anglia humbi finalen e dytë radhazi të Kampionatit Evropian të dielën, pasi Spanja i mundi 2-1.
Dhe tifozët e Anglisë ia kanë vënë fajin mbrojtësit të djathtë Kyle Walker, duke e mbajtur atë përgjegjës për të dy golat e Spanjës.
14/07/2024 23:36-Dani Olmo u kthye në hero të Spanjës, duke larguar topin nga vija në minutën e 90-të
Spanja u shpall kampione e Evropës për herë të katërt në histori, duke mundur me rezultat 2-1 Anglinë në finalen e Euro 2024 të luajtur në stadiumin Olimpik të Berlinit.
Golashënuesit për ‘Furinë e Kuqe’ ishin Nico Williams në minutën e 47-të dhe Mikel Oyarzabal në minutën e 87-të. Cole Palmer shënoi për Anglinë në minutën e 73-të.
Megjithatë, pavarësisht golit të Oyarzabalit, nuk do të kishte ndodhur suksesi nëse Dani Olmo nuk do ta kishte shpëtuar fitoren me një reagim të madh në minutën e 90-të.
14/07/2024 23:35-Rodri, shpallet "Lojtari më i mirë i Euro 2024"
Lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian shkoi te mesfushori i Spanjës, Rodri, që ishte dominues në mesfushë në të gjitha përballjet e Furisë së Kuqe.
Padyshim se Spanja e meritoi këtë triumf, duke shkëlqyer nga fillimi deri në fund.
14/07/2024 23:34-Lamine Yamal, zgjidhet "Lojtari më i mirë i ri në në Euro 2024"
Lamine Ymala është zgjedhur lojtari më i mirë i ri në në Euro 2024.
Kjo arritje erdhi falë paraqitjes brilante të Yamal, që realizoi katër asistime.
14/07/2024 23:32-Notat e lojtarëve, Spanjë 2-1 Angli: Willams e Yamal shkëlqejnë te fituesit
Spanja ka bërë histori me triumfin në Euro 2024, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1, për t’u bërë kombëtarja e vetme që ka katër trofe evropian.
Për Spanjën shënuan Nico Williams dhe Mike Oyarzabal, ndërsa golin e vetëm për Anglinë e shënoi Cole Palmer.
Spanja si si skuadër nga SofaScore kishte notë 7.10, ndërsa Anglia u ndal te nota 6.85.
Lojtari me vlerësimin më të lartë ishte Willams me notën 7.8, pasi shënoi edhe golin e parë të takimit, duke u shpallur lojtar i ndeshjes.
14/07/2024 22:55-Mbyllet ndeshja
14/07/2024 22:51
90' Declan Rice gjuan bukur me kokë, por Dani Olmo në dy raste largon topin nga vija.
14/07/2024 22:48-GOOOOOOOOL
87' Oyarzabal shënon pas një pasimi nga Cucurella.
14/07/2024 22:41
82' Sërish Yamal në rast të mirë, por goditja e tij pritet nga Pickford.
14/07/2024 22:35-GOOOOOOOL
72' Cole Palmer me një gjuajte të furishme shënon për 1-1. Anglia kthehet në lojë.
14/07/2024 22:25
66' Lamine Yamal ishte afër golit, por goditjen e tij e pret bukur Jordan Pickford.
14/07/2024 22:23
64' Bellingham gjuan fuqishëm, por topi shkon jashtë.
14/07/2024 22:15
56' Williams gjuan bukur nga distanca, por goditja shkon ngjitur me shtyllën.
14/07/2024 22:15
55' Morata del bukur në rast, Morata gjuan, por Stones largon topin nga vija.
14/07/2024 22:08
49' Dani Olmo del bukur në rast, por gjuajta e tij shkon jashtë.
14/07/2024 22:06-GOOOOOOOL
47' Spanja në epërsi. Yamal pas te Williams, i cili gjuan bukur për të shënuar për 1-0.
14/07/2024 22:04-Nis pjesa e dytë
46' Spanja luan me topin nga mesi i fushës.
14/07/2024 22:03
Zubimendi në fushë, del nga loja Rodri pas lëndimit.
14/07/2024 21:47-Mbyllet pjesa e parë
14/07/2024 21:46
45' Phil Foden gjuan nga një pozitë e vështirë, Unai Simon mbron.
14/07/2024 21:45
44' Harry Kane gjuan, por ndalet nga mbrojtja spanjolle.
14/07/2024 21:43
42' Spanja po luan mirë me topin, ndërsa Anglia po tenton të rrezikojë nga kundër-zbritjet.
14/07/2024 21:31
30' Dani Olmo ndërhyn te Declan Rice, ndëshkohet me karton të verdhë.
14/07/2024 21:26
25' Harry Kane ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Fabian Ruiz.
14/07/2024 21:17
15' Spanjollët luajnë më shumë me topin, por ende pa raste konkret.
14/07/2024 21:00-Fillon finalja e madhe e Euro 2024
1' Nis ndeshja, me topin e parë luan Anglia.
14/07/2024 20:59-Gjithçka gati për ndeshjen
Mbyllet ceremonia hapëse e cila ishte spektakolare, fusha mbetet për dy skuadrat. Anglia dhe Spanja duan trofeun.
14/07/2024 20:46-Fitimet e ekipeve në Euro 2024: Sa marrin fituesit e Kampionatit Evropian?
Euro 2024 ka arritur në eventin final dhe vetëm një ekip mes Anglisë dhe Spanjës do të dalë fitues sonte në finalen e madhe në Berlin.
Përtej lavdisë së ngritjes së trofeut të lakmuar, Kampionati Evropian ofron shpërblime të konsiderueshme financiare për ekipet garuese.
Nga faza e grupeve deri në finale, fitimet janë të larta, duke e bërë çdo ndeshje vendimtare për kombet pjesëmarrëse.
14/07/2024 20:33-Po kryhen përgatitjet e fundit, lojtarët në nxehje
Kanë mbetur më pak se gjysmë ore deri te nisja e finales së madhe të Euro 2024, ku Spanja dhe Anglia do të luajnë në finale.
Lojtarët e dy skuadrave po kryejnë përgatitjet e fundit para ndeshjes.
14/07/2024 20:24-Përballja e mjeshtërve të mesfushës
Përballja finales me Spanjës dhe Anglisë do të varet edhe nga forma e dy yjeve të mesfushës, Rodri dhe Declan Rice, që kanë nga 93 përqind të pasimeve të sakta në Euro 2024.
14/07/2024 20:10-Skuadrat dalin në fushë
Lojtarët e Spanjës dhe Anglisë tanimë janë në fushën e Olimpiadstadion të Berlinit, gati për finalen e madhe.
14/07/2024 19:52-Pse emri i Luke Shaw është bërë viral në internet përpara finales së Euro 2024?
Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw, po krijon bujë të madhe përpara ndeshjes së shumëpritur të Anglisë në finalen e Euro 2024 kundër Spanjës sonte.
14/07/2024 19:32-Luke Shaw starton në finale - rekordi i tij i veçantë
Goli hapës i Luke Shaw në minutën e dytë kundër Italisë në finalen e EURO 2020 – mbetet goli më i hershëm në një finale në historinë e turneut.
14/07/2024 19:25-Finalja e Euro 2024: Spanja dhe Anglia startojnë me më të mirët në dispozicion
Spanja dhe Anglia do të përballen sonte (14 korrik) për trofeun e Euro 2024.
Finalja që nis në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Olympiastadion” që ka 71 mijë ulëse.
14/07/2024 19:18-Po përgatiten detajet e fundit
Përgatitja e tunelit po bëhet. Ekipet do të kalojnë këtu pas një ore për të kryer nxehjet e tyre para meçit të madh.
14/07/2024 19:15-“Do të ndërroja të gjitha arritjet e karrierës sime me një fitore kundër Spanjës” – dëshira e madhe e Kane në prag të finales
Spanja dhe Anglia do të luajnë finalen e Kampionatit Evropian në stadiumin Olimpik të Berlinit nga ora 21:00, finale me dy skuadrat të drejtuara nga Luis de la Fuente dhe Gareth Southgate, që nuk kanë pësuar humbje në këtëturne.
Është disi e pabesueshme që trofeun e parë në karrierën e tij e pret ende 30-vjeçari Harry Kane, kapiten i Anglisë që është golashënuesi më i mirë i saj ndonjëherë.
Ai aktualisht luan te Bayern Munich dhe është një nga sulmuesit më të mirë të këtij shekulli. Kane doli me Tottenham në finalen e Ligës së Kampionëve dhe me Anglinë në finalen e Euro 2020.
14/07/2024 19:13-Kush e fiton finalen e Euro 2024 sipas lexuesve të Telegrafit – rezultatet e sondazhit
Lexuesit e Telegrafit kanë votuar në sondazhin e përgatitur nga ne para disa ditësh, duke dhënë mendimet e tyre në lidhje me fituesin.
Afërsisht 4500 persona kanë votuar, ku më shumë vota ka pasur Anglia, duke udhëhequr me 57 përqind.
Në anën tjetër, mbi 2 mijë vota, apo 43 përqind besojnë se Spanja do të shpallet kampione.
14/07/2024 18:59-Topi për finale e Euro 2024 ka mesazhe të veçanta për Yamal dhe Bellingham
Topi me të cilën do të luhet finalja e Euro 2024, ndërsa i prodhuar nga Adidas – është vërtet i veçantë.
14/07/2024 18:58-Gjermanët akuzojnë Anglinë se ka “mashtruar” në rrugën drejt finales
Nuk ishte menduar të përfundonte kështu për gjermanët.
Pothuajse 30 vjet nga fitorja e tyre e fundit në Kampionatin Evropian, kishte pritshmëri të sinqerta që Gjermania të shkonte deri në fund dhe të ngrinte trofeun në tokën vendase.
14/07/2024 18:28-Carlos Alcaraz mesazh Spanjës për finalen e Euro 2024 ndaj Anglisë
Carlos Alcaraz fitoi sërish finalen e Wimbledon dhe shkoi të festonte me ekipin dhe familjen e tij. Është hera e dytë radhazi që spanjolli fitoi turneun më të rëndësishëm të tenisit në botë.
Spanjolli foli më vonë në mes të ceremonisë edhe për finalen e Euro 2024, ku Spanja dhe Anglia do të ndeshen për trofeun kampion.
Alcaraz nga Anglia nuk hezitoi t’i dërgojë një mesazh lojtarëve të skuadrës spanjolle të futbollit.
14/07/2024 17:13-Spanja kërkon historinë
La Roja synon të bëhet skuadra e parë që fiton Kampionatin Evropian për herë të katërt. Ata kanë triumfuar në vitet 1964, 2008 dhe 2012 duke kanë tre trofe sikurse Gjermania.
14/07/2024 16:31-“Yamal duhet të ndalohet të luajë” – ylli i Spanjës zë në befasi të gjithë me deklaratën për Laminen
Sulmuesi i Spanjës, Ferran Torres, me shaka ka pranuar se Lamine Yamal duhet të ndalohet të luajë futboll për shkak të moshës së tij.
14/07/2024 15:15-Kane i drejtohet Yamalit me një mesazh para finales së Euro 2024
Lamine Yamal i Spanjës mbushi 17 vjet të shtunën një ditë para finales së Euro 2024 dhe tani kapiteni i Anglisë, Harry Kane, e ka lavdëruar adoleshentin.
Yamal ka qenë padyshim njëri prej lojtarëve më të spikatur në Kampionatin Evropian në Gjermani, duke e udhëhequr Spanjën drejt finales së parë në një turne madhor që nga 2012.
Spanjollët tani do të përballen me Spanjën në Berlin për të fituar trofeun prestigjioz dhe kapiteni i ‘Tre Luanëve’, Kane, ka pranuar se do të jetë e vështirë të kontrollohet ylli i Barcelonës, duke i uruar po ashtu ditëlindjen.
14/07/2024 14:10-Spanja do përballet me pasoja serioze nëse Lamine Yamal luan në vazhdime ndaj Anglisë
Spanja do të përballet sot (14 korrik) ndaj Anglisë në finale të Euro 2024 me ndeshjen që do të nis me fillim nga ora 21:00 në ‘Olympiastadion’ të Berlinit.
Ligji gjerman ua ndalon personave nën moshën 18-vjeçare që të punojnë pas orës 23:00 të dielave, që do të thotë se Yamal do të thyejë disa rregulla serioze në rast se do mbetet në fushë për 30 minuta shtesë.
Mediumi anglez The Sun ka zbuluar se Spanja ose duhet ta zëvendësojë atë ose do të duhet të paguajnë 30 mijë euro gjobë.
14/07/2024 13:26-Rooney ka disa fjalë për dyshen magjike të Spanjës: Njëri ma kujton vetën, tjetri CR7
Lamine Yamal dhe Nico Williams janë dy top yjet e Spanjës që kanë bërë të gjithë për vete sidomos në Euro 2024.
Dy sulmuesit anësorë kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre, derisa Spanja kërkon triumfin në Evropian.
14/07/2024 13:09-Vetëm dy lojtarë që kanë luajtur në debutimin e Southgate janë ende pjesë e Anglisë
Tetë vjet janë një kohë e gjatë në futboll dhe një vështrim në ekipin startues të Gareth Southgate tregon se vetëm dy lojtarë të cilët kanë luajtur në atë ndeshje, janë ende pjesë e ‘Tre Luanëve’.
Southgate ka qenë në krye të Anglisë për katër turne të mëdha, duke përfshirë dy edicione të Kupës së Botës dhe po aq të Kampionatit Evropian.
E para nga këto ishte Kupa e Botës 2018 në Rusi, aty ku Anglia arriti kualifikimin në fazën gjysmëfinale dhe humbi nga Kroacia.
14/07/2024 12:42-Finalja e madhe e Euro 2024: 10 faktet që duhet t’i dini për ndeshjen Spanjë – Angli
Një ekip fantastik i Spanjës në krye me sensacionin Lamine Yamal do të takohet sot me Anglinë që synon trofeun e parë madhor pas 60 viteve në një finale e cila pritet të jetë spektakolare dhe që do të luhet në qytetin e Berlinit.
Për të siguruar kualifikimin në finale, Spanja e mposhti Francën në gjysmëfinale me rezultat 2-1, ndërsa po ashtu me rezultat të njëjtë, Anglia e eliminoi Holandën.
14/07/2024 11:42-Spanjë - Angli, formacionet e mundshme të finales së madhe të Euro 2024
Spanja dhe Anglia do të takohen në finalen e madhe të Kampionatit Evropian 'Euro 2024'.
Finalja e madhe do të zhvillohen në 'Olympiastadion' të Berlinit me fillim nga ora 21:00.
Spanja kërkon që ta fitoj për herë të katërt këtë trofe, derisa Anglia nuk e ka fituar asnjëherë dhe po kërkon ta bëjë këtë për herë të parë në histori të tyre.
Formacionet e mundshme:
Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata.
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane.
14/07/2024 10:55-Ish-trajneri i Anglisë me mesazh për Southgate: Bëje atë që nuk arritëm askush
Anglia kërkon triumfin e parë në histori në një Kampionat Evropian.
Tre Luanët në finalen e madhe do të përballen me Spanjën në Berlin, në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare.
Ish-trajneri i Anglisë, suedezi Sven Goran Erikson i cili po vuan nga sëmundja e kancerit ka folur për finalen e madhe.
14/07/2024 10:44-Rooney zbulon lojtarin më të rrezikshëm të Spanjës – thotë se ai i kujton Ronaldon kur ishte i ri
Spanja do të takohet sot (14 korrik) me Anglinë në finale të Euro 2024, në atë që premton të jetë një ndeshje spektakolare dhe emocionuese.
Në mesin e lojtarëve që sipas të gjitha gjasave e kanë të sigurt fanellën e titullarit për këtë ndeshje është edhe ylli i Athletic Bilbaos, Nico Williams.
Luis De La Fuente pritet që t’i qëndrojë besnik mesfushës dhe sulmit që pati në ndeshjet e kaluara me Williams që do të startojë në atë që do të jetë ndeshja e pestë e tij nga gjashtë sa i ka luajtur gjithsej Spanja.
14/07/2024 10:20-Gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në finale
Ndarja e drejtësisë për finalen e madhe të Kampionatit Evropian i është besuar gjyqtarit francez, Francois Letexier.
Në Euro 2024, ai drejtoi tre ndeshje të fazës së grupeve, duke përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri dhe ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih.
Letexier do të shoqërohet nga asistentët francezë, Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë gjyqtari i katërt.
Roli i gjyqtarëve në VAR i është caktuar Jerome Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe i mbështetur nga Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton formacionin si gjyqtar rezervë.
14/07/2024 10:13-Spanja në kërkim të historisë
Spanja po kërkon të bëhet ekipi i parë që fiton Kampionatin Evropian për herë të katërt, pas 1964, 2008 dhe 2012. Momentalisht ata janë në numër të barabartë të trofeve me Gjermaninë (1972, 1980 dhe 1996) me nga tre trofe secili.
14/07/2024 09:17-Mungoi në seancën e fundit stërvitore, ylli i Spanjës merr dritën e gjelbër nga stafi mjekësor
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, ende nuk e ka ndarë mendjen plotësisht sa i përket një pozite për finalen e Euro 2024 ndaj Anglisë.
‘Furia e Kuqe’ do të takohet sot (14 korrik) me Anglinë në kërkim të trofeut, me synimin që të vazhdojnë rekordin perfekt prej gjashtë fitoresh në gjashtë ndeshje deri më tani në këtë garë.
De La Fuente në përgjithësi ka qëndruar me një formacion të njëjtë titullarësh duke bërë vetëm disa ndryshime të vogla.
14/07/2024 08:24-Dita e finales: Spanja dhe Anglia takohen në Berlin në kërkim të trofeut
Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Anglisë do të takohen sot (14 korrik) në ‘Olympiastadion’ të Berlinit në kërkim të trofeut.
Dy ekipet kombëtare do të përballen në finalen e madhe të Euro 2024 me fillim nga ora 21:00 në atë që premton të jetë një ndeshje spektakolare dhe emocionuese.
‘Furia e Kuqe’ për të arritur deri në finale fillimisht fitoi me pikë maksimale Grupin B aty ku bënin pjesë Shqipëria, Kroacia dhe Italia.
13/07/2024 23:42-“Prej kohësh Anglia i shikonte finalet nga shtëpia, koha ta ndryshojmë me trofe” – Southgate i bindur para finales
Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate ka folur për mediet në prag të finale së Kampionatit Evropian, Gjermani 2024, kundër Spanjës që luhet këtë të diel nga ora 21:00 në Berlin.
Ai theksoi se synimi i tij i vetëm për dy vjet ka qenë fitorja në këtë garë, ndaj thekson se momentalisht është pak më shumë emocional.
“Emocionalisht, do të ishte e pamundur për mua të merrja një vendim logjik në këtë moment sepse synimi im i vetëm për dy vjet ka qenë të fitoj këtë turne. Pesë ose gjashtë javët e fundit kanë qenë një sfidë e vërtetë, kështu që vërtet nuk e di se ku jam dhe i vetmi fokus është përgatitja e ekipit për këtë ndeshje”.
13/07/2024 23:37-De La Fuente deklarohet para duelit me Anglinë: Finalja nuk ka favorit, kemi respekt për rivalin tonë
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, ka dhënë intervistën e fundit për media para finales së nesërme (e diel) ndaj Anglisë, me dy ekipet kombëtare që do të zbresin në qytetin e Berlinit në kërkim të trofeut.
De La Fuente tha se kjo ndeshje do të jetë një përballje e fortë, teksa shtoi se takimi mund të fitohet edhe nëse nuk luajnë bukur.
“Është një lojë shumë e fortë. Ne e dimë se Anglia ka potencial fantastik futbolli dhe mund të bëjë një rikthim të madh nesër. Ne duhet të përballemi dhe të shohim se kush fiton dhe kush bën më pak gabime. Edhe nëse ndeshja është shumë më e keqe, sërish mund ta fitosh kështu që duhet të jemi plotësisht të përqendruar te kjo lojë”, tha fillimisht ai.
13/07/2024 21:30-Ferran Torres vs Phil Foden – nga rivaliteti i ashpër te miqësia e mëdha dhe finalja e Euro 2024
Ferran Torres lindi në Foios të Valencias në shkurt të vitit 2000, ndërsa disa muaj më vonë, Phil Foden do të lindte në qytetin britanik të Stockport.
Një dekadë më vonë, rrugët e tyre do të kryqëzoheshin, duke nisur një rivalitet i madh, por që më vonë çoi në bashkimin e tyre te Manchester City i Pep Guardiolës.
Këtë të diel, ata do të përballen si kundërshtarë, duke mbrojtur ngjyrat e kombëtareve të tyre përkatëse në finalen e Euro 2024.
13/07/2024 19:57-Cucurella tregon emrin e yllit anglez për të cilin shpreson të mos luajë në finale të Euro 2024
Marc Cucurella ka folur rreth mundësisë për t’u përballur me bashkëlojtarin e tij tek Chelsea, Cole Palmer, në finalen e nesërme (e diel) të Euro 2024 dhe thënë të drejtën, duket se nuk është i kënaqur me këtë ide.
Luis De La Fuente dhe ekipi i tij i Spanjës do të synojë të zgjerojë serinë e tyre si të pamposhtur në Euro 2024 kur do të përballen ndaj Anglisë në qytetin e Berlinit.
Në fakt, para kësaj përballje, mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella ka shpresuar që përzgjedhësi anglez të mos e përdorë fare Cole Palmer të dielën.
13/07/2024 19:56-“Anglia ka lojtarët e duhur për ta ndalur Spanjën” – Walker i dërgon mesazh Yamalit
Anglia po përgatitet për ndeshjen e madhe së të dielës, ku në Berlin do të sfidojë Spanjën për trofeun e kampionit të Evropës.
Anglia dhe Spanja arritën në finale duke i mposhtur në gjysmëfinale, Holandën dhe Francën, brenda 90 minutave.
Kyle Walker, një nga titullarët e padiskutueshëm të Gareth Southgate, shprehet i bindur se shokët e tij në repartin e mbrojtjes janë të duhurit për të ndalur yjet e Spanjës, si Nico Williams dhe Lamine Yamal.
13/07/2024 17:14-Yamal zbulon se çfarë duhet të bëjë Spanja për ta mposhtur Anglinë në finale
Lamine Yamal ka insistuar se Spanja duhet të vazhdojë të bëjë lojën e saj në finalen e Euro 2024 ndaj Anglisë, pas suksesit që arrin ndaj Gjermanisë dhe Francës.
Pasi ka mbushur 17 vite, Yamal iu përgjigj disa pyetjeve nga Marca për mënyrën se si Spanja duhet t’i qaset finales së të dielës, duke sugjeruar së gjëja më e rëndësishme është që të vazhdojnë paraqitjet e jashtëzakonshme që kanë pasur deri tani.
Spanja ishte ekipi i vetëm që u kualifikua nga faza e grupeve me maksimumin e pikëve (9) nga tri ndeshjet sa kanë luajtur. Ata eliminuan Gjermaninë në çerekfinale para se të mposhtin Francën në gjysmëfinale.
13/07/2024 17:13-Declan Rice zbulon mesazhin gazmor që mori nga Arteta para finales ndaj Spanjës
Mesfushori anglez Declan Rice ka deklaruar se ka qenë në kontakt me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta gjatë Euro 2024 ndërsa tani ka zbuluar mesazhin e tij pas arritjes në finale.
Rice u pyet në konferencë për shtyp para finales së të dielës nëse kishte marrë ndonjë mesazh nga Arteta që nga fitorja ndaj Holandës në gjysmëfinale që bëri të luhet finalja me Spanjën në Berlin.
Arteta është spanjoll dhe ishte formuar në akademinë famshme të Barcelonës, La Masia, si adoleshent, ndërsa kishte përfaqësuar Spanjën në grupmosha të ndryshme.
13/07/2024 17:01-Mediumi i njohur përpilon formacionin e kombinuar të finales së Euro 2024
Mediumi i njohur Goal.com ka përpiluar një formacion të kombinuar të finales së madhe të Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë, ndërsa zgjidhjet e tyre kanë qenë jo pak befasuese, duke lënë jashtë emra të mëdhenj.
Finalja e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’ është pothuajse pranë nesh, me Spanjën dhe Anglinë që do të takohen në turneun vendimtar në Berlin të dielën mbrëma.
Mund të jetë një takim epik, një përplasje klasike stilesh, me kombëtaren La Roja që i ka argëtuar të gjithë me lojën e tyre të drejtpërdrejtë dhe dinamike, ndërsa Tre Luanët janë treguar jashtëzakonisht elastikë.
Por, cilët lojtarë do të garantonin përfshirjen në një formacion të kombinuar të finales?
Mediumi i njohur Goal.com ka bërë zgjedhjet e tyre dhe është detyruar të lërë jashtë disa emra seriozisht të mëdhenj.
13/07/2024 17:00-Ferdinand nuk heziton dhe emëron lojtarin më të rëndësishëm të Anglisë në Euro 2024
Legjenda angleze, Rio Ferdinand nuk heziton kur përmend lojtarin më të rëndësishëm të Anglisë gjatë Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Tre Luanët përballen me Spanjën në finalen e madhe të Euro 2024, e cila zhvillohet të dielën në Olimpiastadion të Berlinit.
Skuadra e Gareth Southgate bëri paraqitjen e tyre më të mirë të turneut në fitoren e Holandës në gjysmëfinale me rezultat 2-1, me Ollie Watkins që shënoi një gol në minutën e fundit për ta bërë fitoren edhe më dramatike.
Lexo lajmin e plotë...
13/07/2024 16:58-Ylli i Anglisë nuk do ta mbajë medaljen nëse fiton Euro 2024, tregon se kujt do t’ia japë
Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Spanjës do të luajnë të dielën mbrëma në Berlin finalen e madhe të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Anglisë në rrugën drejt finales ishte mbrojtësi Marc Guehi, i cili zbuloi se nuk do ta mbajë medaljen e artë nëse fitojnë Euro 2024.
“Do t’ia jap mamasë dhe babait tim, ata do ta mbajnë. Kujtimet që mund të ndani janë të rëndësishme për mua. Sinqerisht, ato janë më të rëndësishmet”.
13/07/2024 16:57-Diferenca në minuta mes Spanjës dhe Anglisë është skandaloze – analiza interesante dhe detaje rreth finales së Euro 2024
Finalja e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë do të kulmojë sezonin futbollistik 2023/24. Një sezon shumë i gjatë, me një kalendar shumë të ngjeshur, i cili bën që forca të lëkundet.
Spanja dhe Anglia do ta mbyllin Kampionatin Evropian me një finale të madhe të dielën mbrëma nga ora 21:00 në Olympiastadion të Berlinit.
“Është një program i pazbatueshëm. Është e pamundur për ne lojtarët të ruajmë nivelin për një vit të tërë duke luajtur çdo tre ditë”, ka thënë Dani Carvajal përpara se të përballet me Gjermaninë në çerekfinale.
Lexo lajmin e plotë dhe mësoni minutat kush luan më shumë...
13/07/2024 16:55-Pesë ‘betejat’ më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024
Anglia do të synojë të bëjë edhe më shumë histori të dielën, kur do të ballafaqohet me Spanjën në finale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në qytetin e Berlinit.
Gareth Southgate e udhëhoqi ekipin e tij në dy finale të njëpasnjëshme të Kampionatit Evropian, kjo e para në tokën e huaj.
Spanja ka qenë një prej kombëtareve me futbollin më atraktiv në Gjermani, andaj Anglia duhet të shfaq vendosmëri dhe përkushtim të madh nëse duan të shpallen kampion.
Pesë betejat kyçe në fushë që mund të vendosin fituesin e Euro 2024
13/07/2024 16:53-Stadiumi i finales së Euro 2024 në Berlin njihet si shtëpia e episodit më të turpshëm të futbollit anglez
Anglia e Gareth Southgate do të kërkojë të lajë gjurmët e turpit sportiv këtë të dielë, pasi në Olimpiastadion, ku zhvillohet finalja e Euro 2024, ekipi kombëtarë i këtij vendi kishte bërë një gjest që as sot nuk harrohet nga anglezët.
Për shumë njerëz, Olimpiastadioni do të jetë gjithmonë vendi ku Jesse Owens poshtëroi Adolf Hitlerin, pra në oborrin e shtëpisë së tij.
Por Olimpiada e vitit 1936 u përdor nga nazistët si propagandë e pastër, si një deklaratë për supremacinë e supozuar të “racës ariane” mbi të tjerët.
13/07/2024 16:52-Babai i Lamine Yamal tregon cilësinë kryesore të yllit të Euro 2024 para ndeshjes finale
Lamine Yamal është gati për ndeshjen më të madhe të karrierës së tij në rritje në finalen e Euro 2024 që do të luhet këtë vikend.
Spanja do të ballafaqohet me Anglinë më datë 14 korrik në qytetin e Berlinit në kërkim të trofeut të parë evropian që nga viti 2012.
Lamine Yamal do të mbush 17 vjet një ditë para finales si pjesë e një vere të paharrueshme për sulmuesin e Barcelonës.
13/07/2024 16:51-Anglia tashmë ka fituar në një drejtim – kampi më i mirë në Euro 2024 dhe gara me gazetarë pas intervistave
Anglia, rivalja e Spanjës në finalen e Euro 2024, po qëndron sipas shumëkujt në kampin bazë më të mirë në këtë Kampionat Evropian, ku kampi nga shumë konsiderohet si “Bellingham Palace.
Kompleksi ku qëndrojnë ‘tre luanët’ , ka 450 hektarë tokë, tre fusha golfi me gjithsej 45 vrima, një ‘spa’ prej 3000 metrash katrorë, dy fusha futbolli të miratuara nga FIFA, shtatë restorante, ku dy prej tyre janë me yll Michelin…
Federata Angleze gjithashtu krenohet me ‘Media Center’ më të mirë të të gjithë Euro 2024.
13/07/2024 16:49-Spanjë apo Angli? Kush merr bonuse më të mëdha nëse shpallet kampion në Euro 2024
Lojtarët e Spanjës dhe Anglisë do të luajnë për të fituar trofeun e Euro 2024, por edhe për bonuse të majme që do të dhurohen nga federatat respektive.
Mësoni bonuset e dy skuadrave duke klikuar këtu...
13/07/2024 16:47-UEFA ndryshon përfundimisht rregullin për golashënuesin më të mirë – mund të ketë më shumë se një fitues
UEFA ka njoftuar një ndryshim të vonë të rregullave para finales së Euro 2024 që do të mbahet të dielën mes Anglisë dhe Spanjë.
Harry Kane kryeson listën e golashënuesve më të mirë në Euro 2024 së bashku me Dani Olmon, Cody Gakpon, Jamal Musialan, Ivan Schranz dhe Georges Mikautadze që po ashtu kanë numër të njëjtë të golave.
Kështu pra, çfarë do të ndodhë nëse Kane dhe Olmo nuk arrijnë të shënojnë të dielën? Dhe çka nëse Jude Bellingham ose Fabian Ruiz shënojnë, ose një lojtar tjetër shënon dy gola?
13/07/2024 16:46-Rodri zbulon lojtarin e Anglisë të cilin Spanja duhet ‘ta mbajë nën kontroll’ gjatë finales
Rodri ka zbuluar lojtarin e Anglisë të cilin Spanja duhet ‘ta mbajë nën kontroll’ gjatë finales së Euro 2024 e cila do të luhet të dielën në qytetin e Berlinit.
Që të dyja Spanja dhe Anglia u desh të riktheheshin nga disavantazhi për të siguruar kalimin në finale, teksa ekipi i Luis De La Fuentes mposhti Francën me rezultat 2-1, ndërsa ai i Gareth Southgate me të njëjtin rezultat mposhti Holandën.
Spanja do të synojë trofeun e parë të Kampionatit Evropian që nga viti 2012 dhe Anglia do të synojë të fitojë për herë të parë në histori këtë trofe.
Para kësaj finale të madhe, Rodri ka dhënë mendimin e tij për Anglinë dhe ka zbuluar se ata duhet ta mbajnë nën kontroll kolegun e tij në nivel klubi, Phil Foden.
13/07/2024 16:44-Ylli anglez me vlerë 120 milionë euro nuk ka pirë asnjë birrë në jetën e tij – ai premtoi se do ta bëjë nëse fitojnë në Euro 2024
Ylli anglez Declan Rice premtoi se do të pinte birrën e parë në jetën e tij nëse Anglia do të bëhej kampione evropiane të dielën.
Mesfushori i Arsenalit ka thënë për “The Sun” se në atë rast ndoshta do t’i duhet të mbyllë hundën, sepse e urren erën e birrës.
Edhe tre vjet më parë, Rice parashikoi se do të pinte birrën e tij të parë nëse Anglia fitonte Kampionatin Evropian, por Italia fitoi në finale në Wembley pas një gjuajtjeje më të mirë të penalltive.
13/07/2024 16:42-Spanja mund të shkelë ligjin gjerman duke luajtur me Lamine Yamal kundër Anglisë në finalen e Euro 2024
Kombëtarja e Spanjës rrezikon të shkelë ligjin gjerman të punësimit nëse Lamine Yamal luan për vendin e tij në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë.
Sulmuesi adoleshent, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 17-të të dielën, do të bëhet lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një finale të Kampionatit Evropian kur ai do të luajë kundër Tre Luanëve.
Yamal ka thyer një pjesë të vogël të rekordeve në javët e fundit. Ai theu rekor
13/07/2024 16:41-Anglisë mund t’i jepet një avantazh i madh përpara finales së Euro 2024 kundër Spanjës
Kombëtarja e Anglisë thuhet se mund të ketë një avantazh të madh përpara ndeshjes së saj finale të Euro 2024 kundër Spanjës, të dielën mbrëma.
Të dielën mbrëma, Tre Luanët do të garojnë në finalet e Euro 2024, teksa do të rreshtohen kundër Spanjës në Olimpiastadion në Berlin.
Herën e fundit në Euro 2020, djemtë e Gareth Southgate pësuan një humbje të dhimbshme pasi humbën nga Italia me penallti në Wembley.
13/07/2024 16:39-Federata Angleze merr vendim për të ardhmen e Gareth Southgate përpara finales së Euro 2024
Federata Angleze e Futbollit (FA) thuhet se ka marrë një vendim për të ardhmen e Gareth Southgate përpara finales së Euro 2024 të kësaj fundjave.
Të dielën mbrëma, Southgate do t’i udhëheqë Tre Luanët në finalet e Euro 2024, ndërsa ata do të përballen me Spanjën në Olympiastadion në Berlin.
Përpara turneut, Southgate pranoi se Euro 2024 mund të ishte shansi i tij i fundit për të fituar një trofe si trajner i Anglisë.
13/07/2024 16:38-Dështimi i sulmuesve në Euro 2024 – çfarë thonë ekspertët dhe a ka ndryshuar tashmë loja
Euro 2024 nuk ishte deri tani një turne i mirë për sa i përket golashënuesve, ata që njihen tradicionalisht si numri 9-të (pavarësisht numrit që mbajnë në fanellë). Mjafton t’i hidhni një sy luftës për ‘Këpucën e Artë’ dhe e vëreni se lojtarët e këtij lloji nuk kanë ndezur në këtë kampionat Evropian.
Nga gjashtë lojtarët që janë të barabartë me nga tre gola (Harry Kane, Dani Olmo, Ivan Schranz, Cody Gakpo, Jamal Musiala dhe Georges Mikautadze), vetëm anglezi dhe gjeorgjiani janë sulmues tipikë.
Pra nuk ka asnjë gjurmë të kandidatëve të mëdhenj që u parashikuan para turneut, aty është vetëm Harry Kane.
13/07/2024 16:36-“Finalja nuk është e mjaftueshme për Anglinë, duam ta fitojmë” – Mainoo beson te triumfi në Euro 2024
Mesfushori i Anglisë Kobbie Mainoo deklaroi se finalja nuk mjafton dhe se duan fitore ndaj Spanjës për të marr trofeun e Euro 2024.
Duke folur për mediet, anglezi theksoi se Anglisë nuk i mjafton vetëm finalja, ndërsa lavdëroi tej mase skuadrën.
“Unë nuk kam fjalë të mjaftueshme për t’u shprehur, të gjithë jemi të gëzuar. Çfarë fitore dhe çfarë arritje në finale me golin e Ollie! Por mbi të gjitha, çfarë paraqitjeje e ekipit në përgjithësi".
13/07/2024 16:34-Aymeric Laporte me paraqitjet e shkëlqyera në Euro 2024, mori mbi supe Superligën e Arabisë Saudite
Aymeric Laporte është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Euro 2024. Që nga hyrja në formacionin startues kundër Italisë, numri 14 i Spanjës ka treguar paraqitje shumë të mirë duke e konfirmuar besimin e Luis de la Fuente.
Shumë zhurmë u krijua rreth Laportes. Por nga brenda ishte gjithmonë e qartë se ai ishte dhe do të ishte në krye të mbrojtjes.
Por shumë kohë përpara se të fillonte Euro, ekzistonte dyshimi se të luash në Arabinë Saudite nuk e ke ritmin për të konkurruar siç kërkohet në Evropë. “Ai luan më shumë se kur ishte lojtar i Manchester Cityt ”, shpjegoi De la Fuente në atë kohë.
13/07/2024 16:33-Super kompjuteri parashikon se kush e fiton finalen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë
Një super kompjuter ka parashikuar fituesin e Euro 2024. Anglia përballet me Spanjën në finalen e “Olympiastadion” në Berlin të dielën në mbrëmje.
Tre Luanët rezervuan vendin e tyre në finale me fitoren dramatike ndaj Holandës.
Është hera e parë në histori që kombëtarja e anglezëve për meshkuj arrin në një finale në tokë të huaj.
13/07/2024 16:30-Fjalët e Gareth Southgate, përzgjedhës i Anglisë në lidhje me finalen
"Për të qenë në gjendje ta çojmë Anglinë në një finale të parë [të madhe] jashtë shtetit, jam jashtëzakonisht krenar për këtë. Tani ne duam të fitojmë kundër ekipit spanjoll që ka qenë më i miri i turneut. Do të jetë e vështirë për t'u bërë presion, kështu që ne do të duhet të jemi të jashtëzakonshëm me topin dhe do të duhet të jemi të jashtëzakonshëm edhe pa atë".
13/07/2024 16:27-Fjalët e Luis de la Fuente, përzgjedhës i Spanjës në lidhje me finalen
"Unë e di [lojtarët e mi] mund të japin shumë më tepër dhe të jenë edhe më të mirë - dhe jam shumë i sigurt se do ta bëjmë. Ideja jonë për futbollin bazohet në besimin tonë në vetvete. Ne duam të luajmë me të gjitha fuqitë tona dhe jam i sigurt se finalja do të jetë krejtësisht ndryshe [nga gjysmëfinalja], kundër kundërshtarëve që do të kërkojnë më të mirën nga ne, edhe pse mund të tingëllojë e vështirë, ka vend për përmirësim".
13/07/2024 16:24-Rruga e Anglisë drejt finales së Euro 2024
Anglia në Grupi C
Angli 1-0 Serbi (Bellingham 13)
Angli 1-1 - Danimarkë (Kane 18; Hjulmand 34)
Angli 0-0 Slloveni
1/16-ta
Angli 2-1 Sllovaki (Bellingham 90+5, Kane 91; Schranz 25)
Çerekfinale Angli 1 (5-3) 1 Zvicrës (Saka 80; Embolo 75)
Gjysmëfinale Angli 2-1 Holandë (Kane 18p, Watkins 90+1; Simons 7)
13/07/2024 16:19-Rruga e Spanjës drejt finales së Euro 2024
Spanja në Grupin B
Spanjë 3-0 Kroaci (Morata 29, Fabián Ruiz 32, Carvajal 45+2)
Spanjë 1-0 Itali (Calafiori og 55)
Spanjë 1-0 Shqipëri (Ferran Torres 13)
1/16-ta Spanjë 4-1 Gjeorgji (Rodri 39, Fabián Ruiz 51, Williams 75, Olmo 83; Le Normand (ag. 18))
Çerekfinale Spanjë 2-1 Gjermani (Olmo 51, Merino 119; Wirtz 89)
Gjysmëfinale Spanjë 2-1 Francë (Yamal 21, Olmo 25; Kolo Muani 9)
13/07/2024 15:47-Brenda 100 vitesh plotë 27 takime – kush ka rezultatet më të mira mes Anglisë dhe Spanjës
Shpikësit e futbollit do të jenë rivalët e Spanjës të dielën në Berlin nga ora 21:00 në finalen e madhe të Euro 2024.
Anglia është krenare për shpikjen e saj, por nuk ka qenë në gjendje të dominojë Evropën që kur pranoi të luante nga viti 1964, pasi sipas tyre Kampionati Evropian nuk ishte diçka e vlefshme dhe e përbuzi atë në edicionin e parë të 1960. Anglia trofeun e vetëm dhe të fundit e ka fituar në vitin 1966, 58 vite më parë dhe që atëherë futbolli nuk është kthyer në shtëpinë e tij.
Spanja në anën tjetër ka fituar një Kupë Bote dhe tri Kampionate Evropiane, ku në 20 vitet e fundit ka shfaqur potencial të madh.
13/07/2024 15:45-Formacionet e mundshme, Spanjë - Angli
Spanja dhe Anglia takohen në finalen e EURO 2024 të dielën më 14 korrik nga ora 21:00, ndërsa nga shumë janë parashikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.
Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri, Olmo; Yamal, Morata, Williams
Angli: Pickford; Walker, Stones, Guéhi; Saka, Mainoo, Rice, Shaw; Bellingham, Foden; Kane


