Please enter at least 3 characters.

Finalja e DFB POKAL, Bayer Leverkusen 2-4 Bayern Munich: Notat e lojtarëve, Lewandowski yll i ndeshjes

2020/07/EcG1fFKWkAAzCUP.jpg

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 4-2 në finale të Kupës së Gjermanisë.

Ndeshja e zhvilluar në Olympiastadion të Berlinit, solli triumfin e 20-të në këtë garë për Bayern Munich.

David Alaba, Serge Gnabry dhe dy herë Robert Lewandowski shënuan golat për Munichun, ndërsa Sven Bender dhe Kai Haverzt për ‘aspirinat’.

Polaku Lewandowski ishte lojtar i ndeshjes, duke u notuar me 8.8.

Joshua Kimmich (8.2) dhe Serge Gnabry (7.7), ishin dy të tjerët e vlerësuar më lartë te Bayern Munich.

Lojtari më i dobët i ndeshjes doli të jetë portieri i Leverkusenit, Lukás Hrádecky me 5.2.

Bayern Munichut pas triumfit të dyfishtë në Gjermani tani i mbetet të koncentrohet për Ligën e Kampionëve.

Notat e lojtarëve të Bayer Leverkusen

Notat e lojtarëve të Bayern Munich

/Telegrafi/