Filmi horror "Killer Kate!", nata e vajzave që shndërrohet në luftë për mbijetesë
27/08/2018
"Killer Kate!" mban titullin filmi i ri amerikan i zhanrit horror.
Elliot Feld është angazhuar për regjinë e këtij filmi, ndërsa së bashku me Daniel Moya e ka shkruar edhe skenarin.
Ngjarja zhvillohet kur Kate, me kërkesë të babait të saj, vendos të marrë pjesë në natën e vajzave për martesën e motrës së saj.
Ndeja, e cila organizohet në një objekt të marrë me qira përmes një aplikacioni, shndërrohet në luftë për mbijetesë.
Familjet luftojnë me familje, si dhe e tashmja përballet me të kaluarën.
Në rolet kryesore luajnë Alexandra Feld, Danielle Burgess, Amaris Davidson dhe shumë të tjerë.
Premiera e filmit "Killer Kate!" është caktuar për datën 26 tetor të këtij viti. /Telegrafi/


