Please enter at least 3 characters.

Fillon edicioni i ri në Serie A, formacionet e mundshme të të gjitha skuadrave

2019/08/serie-a-usa-tv-600x338.jpg

Edicioni i ri në Serie A pritet të filloj sot, me ndeshjen hapëse mes Parmës dhe Juventusit.

Skuadrat e mëdha janë përforcuar shumë dhe pritet të jetë një kampionat i zjarrtë edhe për faktin se katër ekipet e mëdha kanë ndërruar trajner.

Juventus ka angazhuar Maurizio Sarrin, Roma i ka besuar portugezin Fonseca, Interi ka rikthyer Antonio Conten në Serie A ndërsa Milani e ka emëruar shef të shtabit teknik italianin Giampaolo.

(Photo by Fred Lee/Getty Images)

Edhe përforcimet e mëdha nuk kanë munguar, si Matthijs De Ligt, Aaron Ramsey apo Adrien Rabiot te Juventusi, Romelu Lukaku, Diego Godin e Nicolo Barella te Interi apo Mancini te Roma e Leao te Milani.

Gazzeta dello Sport ka publikuar edhe formacionet e mundshme të të gjitha skuadrave për xhiron e parë në Serie A. /Telegrafi/Parma - Juventus 

Fiorentina - Napoli

Udinese - Milan

Roma - Genoa

Inter - Lecce

Spal - Atalanta 

Cagliari - Brescia

Sampdoria - Lazio

Verona - Bologna

Torino - Sassuolo