Please enter at least 3 characters.

Fillon aplikimi për Glogbal Engieneer Girls Kosova

2024/02/global-engineer-girl-kosova.jpg

Sot është hapur aplikimi për studentet vajza dhe gra që studiojnë në fushat e inxhinierisë në Universitetet Publike të Kosovës në nivelin bachelor.

Inkurajohen të gjitha vajzat të cilat studiojnë në fushat e inxhinierisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, të aplikojnë për tu bërë pjesë e programit Global Engineer Girls Kosovo (GEG Kosovo).

Global Engineer Girls (GEG) është një iniciative filantropike e cila ka për qëllim përmirësimin e përfaqësimit të vajzave dhe grave në Shkence, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM). E implementuar nga grupi i kompanive Limak, GEG Kosovo fuqizon vajzat dhe gratë të përfshira në fushen e edukimit të STEM dhe iu ofron atyre mundësi bursash, trajnime, mentorim, mundësi praktike dhe mundësi punësimi.Projekti ka për qëllim që të inspiroj gjeneratat e ardhme të vajzave në inxhineri drejt barazisë gjinore në edukimin e fushave STEM.Aplikimi mund të bëhet online duke klikuar në vegzën  https://limak.d3wtsjj8jnclj.amplifyapp.com/app/registration dhe mbetet i hapur deri me datë 20 Shkurt 2024.