Please enter at least 3 characters.

Fiat Topolino mund të legalizohet për rrugë, ja çfarë duhet të dini

Fiat Topolino, automjeti i vogël dhe simpatik i markës italiane, së shpejti do të mund të përdoret edhe në rrugët publike në disa zona të SHBA-së.

Fiat pritet të ofrojë gjatë vjeshtës një paketë konvertimi për përdorim në rrugë publike, pa kosto shtesë për blerësit e Topolino-s.

Me këtë paketë, automjeti do të klasifikohet si një mjet me shpejtësi të ulët (Low-Speed Vehicle).

Paketa përfshin një pasqyrë të pasme me kamerë të integruar për marshin mbrapa, sistem zanor për paralajmërimin e këmbësorëve dhe elementet e nevojshme të identifikimit.

Pas konvertimit, shpejtësia maksimale e Topolino-s do të rritet nga rreth 19 në 25 km/h, ose afërsisht 40 km/h.

Kjo do të lejojë regjistrimin dhe sigurimin e automjetit për përdorim në rrugët ku lejohen mjetet e kësaj kategorie.

Megjithatë, Topolino nuk është projektuar për autostrada. Me shpejtësinë e kufizuar, ai synon kryesisht rrugët lokale, lagjet, udhëtimet e shkurtra, vajtjen në dyqan apo përdorimin pranë fushave të golfit.

Fiat pritet të nisë me një numër të kufizuar automjetesh në tregun amerikan. Çmimi i përmendur është rreth 15 mijë dollarë, duke e bërë Topolino-n një alternativë të veçantë për transportin urban.