FHK zgjodhi më të mirët
Hendbollsitja më e mirë pionere u zgjodh Stina Shabani (Drita), ndërsa në konkurrencën e meshkujve Rron Ramadani (Kastriot). Kadetja më e mirë është Ernesa Kqiku (Drita), ndërsa ndër kadetët u veçua Oltion Beshiri (Prishtina). Juniori më i mirë u zgjodh Kastriot Jupa (Vëllaznimi).
Gjyqtarët më të mirë të vitit 2011 është dyshja Arsim dhe Erdoan Vitaku. Trajneri më mirë i vitit u zgjodh Sami Çerkini (Kastriot), ndërsa punëtori sportiv, Ali Berisha nga Gjakova.
KLUBET E VITIT 2011
KH BESA FAMIGLIA – konkurrenca e pioniereve
KH DRITA (Gjilan) - konkurrenca e pioniereve
KH PRISHTINA - konkurrenca e kadetëve
KH DRITA (Gjilan) - konkurrenca e pioniereve
KH PRISHTINA - konkurrenca e juniorëve
KHF PRISHTINA - konkurrenca e femrave
KH KASTRIOTI - konkurrenca e meshkujve
Hendbollistja më e mirë e vitit 2011 u shpall Mimoza Xhemajli (Kastriot), ndërsa hendbollisti më i mirë Kreshnik Krasniqi (Besa). /Telegrafi/
FHK shpall më të mirët
Federata e Hendbollit të Kosovës nesër do të shpallë më të mirët nga kjo degë e sportit në Kosovë për vitin 2011.
Ngjarja do të zhvillohet nesër (e martë), me fillim prej orës 14:00 në “Sheshin 21” në Prishtinë.
Komisioni tashmë ka përfunduar punën e tij për përzgjedhjen e më të mirëve, ndërsa rezultatet e kësaj pune publikohen vetëm nesër.
Ky aktivitet organizohet për të 12-tën herë radhazi më të cilin përmbyllet një vit garues në hendboll. /Telegrafi/


