Please enter at least 3 characters.

FFK: Menaxherë të programit “Hattrick” së shpejti do ta vizitojnë Kosovën

2019/02/IMG-ea3c2e79a6a0f5968045644fe98a5d33-V.jpg

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, vazhdon të qëndrojë në Romë, ku ka marrë pjesë në takimin e sektorit të infrastrukturës “UEFA Hattrick Programme” ku është diskutuar për projektet e reja.

Në këtë kuadër, së shpejti për vizitë në Kosovë do të vijnë menaxherë të UEFA-s të këtij sektori për të vizituar projektet e nisura si dhe për të filluar projektet e tjera që janë në procedurë.

Aty u diskutua edhe mbi propozim-projektet e FFK-së që lidhen me partneritetin me UEFA-n e FIFA-n.

Ndërkohë, UEFA, në mesin e stadiumeve nga programi zhvillimor ‘Hattrick’ i ka pasqyruar investimet e bëra në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në  këtë arenë ndeshjet do t’i  zhvillojë Kosova për kualifikimet e Evropianit 2020, që nisin në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/