FFK: Loret Sadiku futbollisti i vitit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka zgjedhur futbollist të vitit, Loret Sadikun, i cili edhe luan për përfaqësuesen e Kosovës.
Sadiku nuk ishte prezent në tubimin e FFK-së por që përmes televizionit dha këtë deklaratë:
“Me vjen keq qe nuk jam aty. Kemi shkuar shumë larg si Kosovë, një dite do te luajmë ne botëror”, tha ai, raporton "Zeri".
Çmimin në vend të Sadikut e morri axha i tijm Bedri Sadiku.
Ekipi i vitit është ky formacion:
Petrit Tahiri, Ilir Izmaku, Fidan Gërbeshi, Arber Prekazi, Viktor Kuka, Dukagjin Gashi, Kreshnik Lushtaku, Bashkim Shala, Labinot Osmani, Driton Krasniqi, Blerant Kurtishaj.
Çmimet e tjera:
Ron Broja, lojtari i ri më i mirë i vitit
Klubi më i mirë i vitit, “Llamkos Kosova”
Klubi më i mirë në futsall “Besa”
Klubi më i mirë i femrave “Prishtina”
Futbollistja e vitit, Qëndresa Krasniqi
Klubi më i mirë ‘fair play’ “Drita”
Refer i vitit, Besfort Kosumi
Trajner i vitit, Ismet Munishi
Bersan Velina lojtari më perspektiv
Blerant Kurtishaj- golashënues i vitit


