Festivali ndërkombëtar për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” solli në kryeqytet edicionin e tij të 23-të
12:"FERDI LIMANI
27/05/2025
Festivali ndërkombëtar për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” solli në kryeqytet edicionin e tij të 23-të, duke e kthyer Prishtinën në një vendtakim kulturash dhe miqësish të reja.
Komuna e Prishtinës thotë se ky festival nuk është vetëm një ngjarje, është një urë zemrash që lidh fëmijët përtej kufijve.
"Me pjesëmarrës nga 10 shtete, Prishtina u shndërrua në një vendtakim kulturash dhe miqësish të reja. Ishte emocionuese të shihje fëmijët me kostume tradicionale duke parakaluar me buzëqeshje, ndërsa programi artistik solli këngë, valle dhe interpretime që i dhanë jetë qytetit", thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës./Telegrafi/


