Please enter at least 3 characters.

Festimi i çmendur i Contes pas golit të fitores (Foto/Video)

2017/03/conte-3.jpg

Antonio Conte është lidhur shpirtërisht me skuadrën e re, Chelsean.

Chelsea shënoi një fitore të madhe ndaj Stoke Cityt në udhëtim, pasi shënuan krejt në fund të ndeshjes golin e fitores me anë të Gary Cahill.

Goli i mbrojtësit anglez gëzoi të gjithë futbollistët e Bluve, të cilët nuk u përmbajtën në festën e tyre.

Megjithatë, festa më e ‘çmendur’ erdhi nga trajneri i skuadrës, Antonio Conte.

Trajneri italian nga gëzimi i madh shkoi dhe deshi ta shkul bankën rezervë, duke treguar edhe një herë që ai dhe Chelsea i tij tani janë një dashuri e pastër. /Telegrafi/