Please enter at least 3 characters.

Festa e Barcelonës pas titullit të 26-të në La Liga

2019/04/Barcelona-Trofeu.jpg
250:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 27: The FC Barcelona players pose with the La Liga trophy following their victory in the La Liga match between FC Barcelona and Levante UD at Camp Nou on April 27, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është shpallur edhe matematikisht kampion i sezonit 2018/19 në kampionatin elitar spanjoll, La Liga.

Gjiganti katalunas ka fituar 1-0 ndaj Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në kampionat.

Kjo fitore ka bërë që Barcelona te shpallet edhe matematikisht kampion i këtij sezoni në La Liga, tri ndeshje pa përfunduar sezoni.

Me të përfunduar ndeshja, drejtuesit e La Ligas ia dhuruan trofeun klubit nga Camp Nou, të cilët e fituan për herë të 26-të në histori.

Festave e lojtarëve të Barcelonës pas titullit të fituar (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Lojtarët e bashkuar duke festuar titullin kampion (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Titullin lart e ngriti kapiteni i ekipit, argjentinasi Lionel Messi, për të cilin ishin trofeu i parë si kapiten.

Messi duke ngritur lartë trofeun e La Ligas (Foto: David Ramos/Getty Images)

Me të marr trofeun në duar, Messi iu drejtua bashkëlojtarëve dhe festa e tyre ishte e madhe në fushë.

Tifozët që kishin stërmbushur stadiumin festuan bashkë me lojtarët duke mos e ndalur këngën "Kampionët, kampionët".

Lojtarët pastaj festuan edhe me fëmijët dhe familjarët e tyre, ndërsa për të bërë festën më të hareshme pati edhe këngëtarë që u përkujdesën për atmosferën. /Telegrafi/