Please enter at least 3 characters.

Ferronikeli mbetet në Superligë

2016/01/ferronikeli-mbetet-n-euml-superlig-euml_2_2_hd.jpg

Ferronikeli dhe Gjilanin janë ndeshur në sfidën e barazhit, në njërën ndër ndeshjet kryesor të këtij sezoni të garave.

Portieri i Ferronikelit, Granit Kolshi është hero i fitores së skuadrës nga Drenasi kundër Gjilanit, pasi intervenimeve të suksesshme gjatë ekzekutimit të penalltive.

Pjesa e parë u mbyll pa gol, ndërsa në fraksionin e dytë u shënuan dy gola. Gjilani përmes Venhar Sermaxhjat (58) kaloi në epërsi, kurse dhjetë minuta më vonë Përparim Osmani barazoi rezultatin në 1-1, duke e rikthyer në lojë Ferronikelin.

Me rezultat të barabartë është mbyllur koha e rregullt, derisa gola nuk kishte as në kohën shtese prej 30 minutave.

Fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive, ku më e suksesshme ishte Ferronikeli fal portierit Granit Kolshit.

Sot zhvillohet ndeshja e dytë e barazhit mes Llapit dhe Trepçës. /KP/Telegrafi/