Feronikeli nuk njeh kundërshtar, triumfon në Vushtrri
‘Nikli’ ka arritur ta mposhtë kampionin aktual, Kosovën e Vushtrrisë, me rezultat 2-0, duke treguar edhe njëherë se janë pretendenti kryesor për titullin e kampionit.
Golat për këtë sukses të skuadrës së Gani Sejdiut u shënuan nga Bujar Shabani dhe Përparim Livoreka.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Ferizaj, në luftë për mbijetesë duke mposhtur Istogun 2-1.
Gëzim Rusi ishte hero i Ferizajt në këtë ndeshje duke shënuar dy gola, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi sulmuesi Suad Saliagiq.
Ndërkohë fitore të madhe ka shënuar edhe Besa, nga udhëtimi në Mitrovicë përballë Trepçës. Kastriot Rexha ka shënuar golin e vetëm 0-1 në fund të ndeshjes për tri pikë të mëdha të Besës.
Rezultatet e ndeshjeve të të dielës:
Vëllaznimi – Prishtina 0-2
Kosova e Vushtrrisë – Feronikeli 0-2
Ferizaj – Istogu 2-1
Trepça – Besa 0-1
/Telegrafi/


