Feronikeli fiton derbin drenicas
31/10/2018
Feronikeli ka arritur të shënojë fitore me plot meritë përballë Drenicës me rezultat 2-1.
Vendasit e deshën më shumë fitoren dhe këtë e tregojnë edhe rastet e radhitura para protës së Arjon Ymerit.
Berat Ahmeti dhe Mendurim Hoti tentuan, por që nuk arritën të shënonin.
U desh të vije minuta e 33-të kur Da Silva shënoi për 1-0.
Kur pritej të mbyllej pjesa e parë në skenë foli Osman Mziu i cili përfitoi nga një lëshim në mbrojtje dhe shënoi për 1-1.
Në pjesën e dytë Feronikeli u hodh tërësisht në sulm.
Sulmuesi Kastriot Rexha kishte shumë raste nga të gjitha pozitat, por u desh të pres minutën e 78-të për të shënuar për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Feronikeli me këtë fitore mbetet lider me 29 pikë, ndërsa Drenica ka 18 pikë. /Telegrafi/


