Please enter at least 3 characters.

Fero takohet me Ramush Haradinajn, pritet në zyrat e AAK-së

2024/11/Snapinsta.app_466663643_2008129739700288_4678054420351281756_n_1080-1-e1731432341502.jpg

Feronit Shabani i njohur në publik si Fero, është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kjo u bë e ditur nga vetë ish-reperi, i cili publikoi një mori fotografish nga takimi me të parin e kësaj partie.

Fero u prit nga vetë Haradinaj në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo që tërhoqi të gjithë vëmendjen nga ky takim, ishte përshkrimi që bëri ish-reperi në postimin e tij në Instagram.

“Në takim me Kryeministrin @ramushharadinajks”, shkroi ai në postim, krahas imazheve të shumta.

Takimi i dyanshëm ishte krejt i papritur, duke qenë se Fero nuk është shprehur më parë për bindjet e tij politike.

Ramush Haradinaj, do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme paralamentare në Kosovë që mbahen më 9 shkurt. /Telegrafi/