Please enter at least 3 characters.

Fero brenda disa ditëve sjell këngën e re "Bella"

2021/10/ferofera-245083818_256137556524545_5841035044863641539_n-e1634760438227.jpg

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, i ka munguar skenës për një kohë të gjatë me një këngë solo.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka disa muaj që nuk ka sjell projekt të ri muzikor, ndërsa bashkëpunimi i fundit mbetet “Fvck You” së bashku me reperin Mossi.

Teksa jemi afër fundit të këtij viti, artisti shqiptar tregon se edhe pak ditë do të publikojë këngën e re të quajtur, “Bella”.

Fero (Foto: Instagram)

“Vendosa edhe 5-6 ditë publikohet Bella. Fero - Bella. Së shpejti”, ka shkruar në postimin e ndarë në InstaStory.

Bashkëpunimi me Mossin ndërkohë deri më tani ka mbledhur mbi një milion klikime, në të cilin nuk kanë munguar edhe ‘diss’-et ndaj kolegëve.

Fero (Foto: Instagram)

Ai këtë vit ka qenë më pasiv në muzikë për shkak se u përkushtua më shumë në jetën profesionale.

Fero sivjet u martua dhe po ashtu mirëpriti një vajzë me modelen Arbenita Ismajli. /Telegrafi/