Please enter at least 3 characters.

Ferizaj, rrini gati për shijen e Heb's! - Hapja e madhe më 22 korrik

Ferizaj, përgatituni për një hapësirë të re ushqimore nga Heb’s!

Më 22 korrik, Heb's do të hapë zyrtarisht dyert e saj në qytetin e Ferizajit tek ETC, duke sjellë një shije të pakrahasueshme dhe cilësi të lartë që ka fituar zemrat e mijëra dashamirësve të ushqimit të shpejtë në Kosovë.

Pas suksesit të madh në këtë industri dhe shtrirjes në shumicën e qyteteve të Kosovës, ku konsumatorët kanë pasur mundësinë të shijojnë hamburgerët, sandviçet me mish pule të freskët dhe shumë meny të tjera të përgatitura me përkushtim, Heb's është gati të zgjerojë sërish praninë e saj në Ferizaj me hapjen e pikës së re për të ofruar të njëjtën përvojë të shijshme për klientët e saj.

Lokali i ri i Heb’s do të ofroj një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, me hapësira të përshtatshme për familje, grupe shoqërore dhe këdo që dëshiron të shijojë një vakt të shpejtë por cilësor.

Tek Heb's, shërbimi dhe shija janë gjithmonë prioritet  dhe tani, kjo përvojë është edhe më afër banorëve të Ferizajit.

Rritni gati dhe bëhuni pjesë e familjes Heb's – shija që nuk harrohet!

Më 22 korrik, ejani të festojmë së bashku hapjen e këtij vendi të ri që premton shije të çdo kafshate.