Please enter at least 3 characters.

Ferizaj, e mitura tenton të vetëvritet

2016/05/unnamed-7.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Ferizaj një femër e mitur ka tentuar vetëvrasjen me anë të marrjes së medikamenteve.

Policia thotë se shkaqet mbesin të panjohura ende.

“Viktima femër K-Shqiptare e mitur, për shkaqe të panjohura ka tentuar të vetëvritet duke përdorur sasi të tepruar të medikamenteve”, thuhet në raportin policor.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.