Ferizaj akuzon për padrejtësi në finale: kritika të forta për gjyqtarin Genc Nuza dhe VAR-in
Ferizaj ka reaguar me një komunikatë të gjatë pas finales së Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit, duke shprehur pakënaqësi të thellë për referimin dhe duke kërkuar më shumë përgjegjësi e reflektim nga institucionet e futbollit.
Sipas klubit ferizajas, finalja ishte përgatitur “maksimalisht në çdo aspekt”, me punë, sakrificë dhe bindjen se përmes angazhimit do t’i dhuronin qytetit një moment historik.
Ferizaj ka vlerësuar lart edhe përkrahjen e tifozëve, duke e cilësuar atmosferën si të denjë për një finale dhe duke veçuar grupimin “Ujqit” si “zemra e këtij klubi”.
Megjithatë, në komunikatë theksohet se skuadra, pavarësisht angazhimit dhe luftës deri në fund, ndjen se nuk u lejua ta fitonte finalen për shkak të vendimeve të gjyqtarit kryesor, Genc Nuza.
Klubi pretendon se dy penallti të pastra nuk u dhanë në favor të Ferizajt.
Reagimi i plotë i Ferizajt:
/Telegrafi/


