Please enter at least 3 characters.

Ferguson refuzoi transferimin e Riberyt pasi e shikoi vetëm 45 minuta

2017/09/fergi-ribery.png

Sir Alex Ferguson vendosi të mos nënshkruajë me Franck Riberyn te Manchester Unitedi nga Olimpique Marseille në vitin 2006 pasi e shikoi atë për vetëm 45 minuta duke e cilësuar jo shumë të mirë për skuadrën e tij.

Sipas ish-këshilltarit të kryeministrit anglez, Tony Blair dhe shokut të ngushtë të trajnerit Sir Alex Fergusonit, Alastair Campbell, i cili ka botuar tani një libër ka treguar një prapaskenë ku trajneri i Unitedit e mori këtë vendim për Riberyn pas vetëm një pjesë loje.

Campbell ishte pjesë e grupit me Fergusonin, teksa të dy bashkë shkuan ta shikonin Riberyn teksa Marseille luante ndaj Bolton Wanderersit në Kupën UEFA në shkurt të 2006, sipas Sunday Times.

Megjithatë, Ferguson, pasi e shikoi pretendoi se anësori francez, i cili u emërua si lojtari i vitit në Ligue 1 për atë sezon - nuk ishte mjaft i mirë për Unitedin.

“Alex po shikonte nga afër Franck Riberyn, sulmuesin e Marseillet, por vendosi me gjysmë loje që ai nuk ishte mjaft i mirë për Unitedin”, ka shkruar Campbell.

Ribery mbeti në Marseille deri në vitin 2007 përpara se të kalonte në gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Që nga atëherë, francezi ka fituar çmime të shumta me klubin gjerman, duke përfshirë shtatë tituj të ligës dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2012-13. /Telegrafi/