Ferguson: Mund ta blejmë Lewandowskin
28/04/2013
Polaku shënoi katër gola ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe spekulimet janë shtuar për një largim të tij nga Signal Iduna Park pasi agjenti i tij edhe e konfirmoi marrëveshjen e lojtarit me një klub tjetër.
“Nëse lojtari i duhur del në skenë, ju duhet të jeni të përgatitur. Unë mund të gjej hapësirë për secilin përderisa ka cilësinë e duhur”.
“Unë nuk e di nëse Lewandowski do t’i shitet Bayernit. Tifozët e Dortmundit nuk do të jenë të kënaqur me këtë dhe unë nuk mendoj se ai do t’i shitet rivalit kryesor. Mendoj se ata do të lejojnë që kontrata e tij të skadojë ose do ta shesin diku tjetër”, është shprehur Ferguson. /Telegrafi/


