Please enter at least 3 characters.

Fenerbahçe në kërkim të trajnerit, Besnik Hasi një nga kandidatët

2020/07/GettyImages-822611040.jpg
237:"BELGRADE, SERBIA - JULY 25: Head coach Besnik Hasi of Olympiacos looks on prior the UEFA Champions League Qualifying match between FC Partizan and Olympiacos on July 25, 2017 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Besnik Hasi është futur në listën e gjatë të Fenerbahçes si kandidat i ri për postin e trajnerit.

Sipas gazetës saudite “Arriyadiyah”, Besnik Hasi pothuajse ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen dhe nuk është duke e ushtruar ekipin e tij Al Read.

Manuel Pellegrini, Okan Buruk dhe Erol Bulut, kanë qenë disa nga emrat që janë parë si trajner te Fenerbahce, por emri i fundit në skenë është ai i Besnik Hasit.

Sipas gazetës “Arriyadiyah” të Arabisë Saudite, drejtuesit e klubit, Al Raed kanë dërguan një aeroplan privat në Belgjikë për të sjellë trajnerin shqiptar.

Hasi është kthye në Arabi me aeroplan privat, por ende nuk e ka filluar punën.Arsyeja pse ai nuk është duke e bërë asnjë stërvitje është se ai po dëshiron të vlerësojë ofertën që mori nga Fenerbahçe.

Te Fenerbahce në sulm luan shqiptari Vedat Muriqi, ku ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm.

Sipas mediave, trajneri shqiptar ka pasur një ofertë më parë nga Galatasaray, por që nuk e kishte pranuar. /Telegrafi/