Please enter at least 3 characters.

Federata italiane e futbollit kërkon që ndeshjet të zhvillohen pa shikues

2020/02/GettyImages-1174188861-e1582558300960.jpg
314:"MILAN, ITALY - OCTOBER 06: Referee Gianluca Rocchi (C) Samir Handanovic (2nd L) of FC Internazionale and Leonardo Bonucci (2nd R) of Juventus pose during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on October 6, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

FIGC do t'i kërkojë qeverisë italiane që t'i lejojë të luajnë ndeshje futbolli me dyer të mbyllura deri më 1 mars, për të mos u prishur përgatitjet për “Euro 2020”.

Presidenti Gabriele Gravina, thuhet se ka vendosur të mbledhë "mjekët dhe një përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë" për të folur në lidhje me disponueshmërinë e ambienteve sportive pas shpërthimit të koronavirusit.

Jo vetëm Seria A do të preket nga virusi, pasi edhe ndeshja e kthimit mes Inter dhe Ludogorets ka të ngjarë të mos luhen me shikues në Giuseppe Meazza këtë të enjte.

Sipas Sky, ndeshjet kërkon të zhvillohen me orar normal pasi që orari është i ngjeshur e çdo shtyrje e ndeshjeve do të shkaktonte probleme.

Ndeshja kryesore e kësaj jave mes Juventusit dhe Interit mund të zhvillohet pa tifozë në Allianz Stadium. /Telegrafi/